Berisha sulmon fort Prokurorine Mashtroi Parlamentin per Meten
Ne vigjilje te dhenies se vendimit per fajesine ose jo te Ilir Metes nga drejtesia shqiptare Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Prokuroria e Pergjithshme ka mashtruar rende Parlamentin per kete ceshtje. Dje Berisha sulmoi edhe programin televiziv te Top Channel Fiks Fare dhe drejtuesin e tij Filip akuli emision gjate te cilit ne te njejtin orar po transmetohej nje interviste e kreut te shtetit Bamir Topi. Ne nje interviste televizive kreu i qeverise foli per here te pare per nje mashtrim qe sipas tij prokuroria i kishte bere Parlamentit teksa i kerkonte lenien e imunitetit ndaj kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Sipas Berishes ne shkresen kur kerkohej heqja e imunitetit te Metes prokuroria nuk e ka treguar te verteten se pse po merrej kjo mase. Prokuroria ka mashtruar Parlamentin me shkresat qe i ka derguar per heqjen e imunitetit. Parlamentit nuk i eshte treguar e verteta per kete ceshtje. Por meqenese ceshtja e Metes ka qene ne proces e siper ne kemi heshtur deri tani sepse nuk kemi dashur te dukej sikur po benin presion ndaj organit te akuzes. Po ky eshte nje akt amoral shume i rende deklaroi Berisha. Ai shtoi se gjithsesi e shikonte si zhvillim pozitiv lenien e imunitetit te deputeteve. Ne lidhje me kete proces Berisha deklaroi se ai e vleresonte qendrimin e Metes ndaj procesit dhe se ishte vete LSI qe do te vendoste nese kryetari do te ishte apo jo pjese e kabinetit qeveritar. Meta ka dhene nje shembull te mire duke dhene doreheqjen dhe duke dale perpara prokurorit si qytetar i lire. Ai kerkoi gjykimin ne thelb per ceshtjen. Ishte Meta qe i kerkoi gjykates te ndryshoje lenden e gjykimit dhe gjykata u tregua e pergjegjshme duke ia pranuar kerkesen theksoi Berisha duke siguruar se cilido te ishte vendimi i Gjykates per Meten do te respektohej. Sa i perket emisionit Fiks Fare Berisha theksoi se ai nuk mund te behet dot nje parti politike dhe se Presidenti Topi nuk ishte atje nisur nga funksioni i tij si kreu i shtetit. Berisha citoi biseda qe sipas tij ishin bere midis kreut te Partise Socialiste. Une e kam ngrire e kam shkrire cfare nuk i kam bere atij deklaroi Berisha per akulin duke mos kursyer as buzeqeshjet. Berisha foli edhe per procesin e perzgjedhjes se presidentit te ardhshem duke theksuar se ai do ishte nje figure e larte e PD-se po perjashtoi kategorikisht kandidimin e tij si president. Kundershtaret e mi mezi po presin ta shohin Berishen kandidat per president. Por une u kam bere premtime shqiptareve deri ne vitin 2017 dhe nese zgjidhem president keto premtime nuk i mbaj dot theksoi kreu i qeverise. Kryeministri deklaroi se rritja ekonomike ne Shqiperi do te vazhdonte me ritme te larta por nuk harroi te pohonte se gjate fushatave elektorale ekonomia e vendit binte per shkak te faktit se cdo sektor perqendrohej te zgjedhjet.