Gjermeni: Fond të veçantë për familjet e përmbytura
Deputetja Eglantina Gjermeni tha se pasi u shkaktërroi shtëpi e katandi, qeveria tashmë i ka futur në skenën e ndihmës ekonomike të familjeve të varfra. “Partia Socialiste deklaron se është e papranueshme që të trajtohen në këtë mënyrë të mbi 2000 familjet e dëmtuara si pasojë e një katastrofe që nuk është natyrore por e shkaktuar nga dora e njeriut.Është e turpshme që një qeveri që shpenzon miliona euro për spote, banderola e mitingje të tallet me kaq cinizëm duke u dhënë lëmoshë këtyre banorëve që panë t’u zhdukej nën ujë puna e mundi i një jete të tërë”, tha ajo për mediat.Ajo në emër të opozitës, ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa serioze e adekuate për të përmirësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhen banorët e zonave të përmbytura, që sipas Ps-së, duhet akorduar në mënyrë urgjente një Fond Asistence Ekonomike të veçantë për banorët e dëmtuar.