E Diel, 1 Nëntor 2026

Holokausti, Topalli: Kurrë më; Berisha: Turpi i Europës

Prezantimi i filmit “Besa” me producente Johanna Neumann ka mbledhur pasditen e sotme në një seancë të vecantë Kuvendin e Shqipërisë, për të risjellë dhe një herë në kujtesë tragjedinë e Holokaustit. Gjatë fjalës së saj Kryeparlamentarja Jozefina Topalli duke e quajtur një mizori njerëzore, vlerësoi rolin e paraardhësve tanë në mbrojtjen e hebrenjve. Më tej ajo shtoi se është e domosdoshme të kërkojmë të vërtetat tona, të nderojmë vlerat tona, për ti thënë”kurrë më!”.
 

“Takohemi në këtë seancë të vecantë për kujtesën. Sot do të dëgjoni edhe historinë e së kundërtës, aftësinë e njeriut për të bërë mire. Pakush në botë di që në Shqipëri numri i hebrenjve pas luftës së dytë botërore ishte më i madh se para luftës. Pakush e di që jemi i vetmi vend që nuk lejuam atë barbari. Do të kuptojmë që ne kemi arsye të krenohemi me parardhësit tanë. E keqja ndryshon ngjyrë, ndryshon emër, por po e njëjtë mbetet. Të kërkojmë të vërtetat tona, të nderojmë vlerat tona dhe të themi kurrë më”tha ajo.
Ndërsa për Kryeministrin Berisha gjahu kolektiv ndaj hebrenjve do të mbetet përherë në memorie si turpi i Europës, i cili mori jetën e 6 milionë njerëzve të pafajshëm. Berisha ka tërhequr dhe vëmendjen se e gjithë kjo mizori nuk do të mund të kishte marrë kurrë të tilla përmasa nëse nuk do të kishte pasur një indiferentizëm në botën që s`ishin palë me nazizmin. Më tej Kryeministri i vendit ka vlerësuar rolin e shqiptarëve, ndërsa shtoi se doktrina të tilla fetare nuk kanë të ardhme dhe se sot ndjeshmëria e lartë njerëzore do të cojë drejt një të ardhme të ndritur.
 

“Holokausti” është procesi më barbar që qytetërimi perëndimor ka njohur në tërë shekujt e fundit, gjahut kolektiv ndaj etynisë hebreje. Holokaustit është akti më barbar në memorien e qytetërimit. Javën e kaluar vizitova Muzeun e Holokaustit dhe në mendje krijova një bindje se diktaturat janë të këqijat e kësaj toke. Holokausti pati në bazë doktrinën mostruoze të epërsisë racore ariane, por sdo ishte kurrë në këto përmasa pa një indiferencë të pafalshme të burrave dhe grave që e urrenin nazizmin, nuk mund të ndodhte në ato përmasa nëse fqinjët shekullorë nuk do ushqenin makinerinë naziste të vdekjes me spiunime. Holokausti pati mbi 6 milionë viktima ndaj dhe sot nderimi i parë shkon tek të gjithë ata burra dhe gra, femijë dhe të moshuar të rënë, por nderim dhe për ata që rrezikuan veten, që s`pranuan indiferencën, që mbrojten hebrenjtë, gjaku i të cilëve dotë mbetet turpi i Europës. Barbari të tilla të mos përsëriten më, doktrinat raciste nuk kanë të ardhme. Sot ka një vetëdije tjetër njerëzore e qytetare për të ndërtuar një të ardhme në liri”u shpreh Berisha.
 

Në vazhdim të gjithë të pranishmit kanë ndjekur filmin dokumentar, një nderim ndaj vlerave dhe besës së shqitarëve gjatë Holokaustit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›