Meta: Do të "çmontojmë" raportin e Dik Martit

Duke folur për raportin e Dik Marti, Meta u shpreh se ky raport është një frymëzim antishqiptar i atyre që asnjëherë nuk janë pajtuar me integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Absolutisht, raporti i Dick Martit është një frymëzim antishqiptar, për llogari të atyre qarqeve që asnjëherë nuk janë pajtuar me pavarësinë e Kosovës, që nuk janë pajtuar me integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në rrjedhat euroatlantike. Padyshim ne hedhim poshtë me përbuzje këtë raport, të bazuar mbi halucinacione, trillime dhe fiksime aspak të faktuara. Nuk është hera e parë që qarqe të tilla nacionaliste, ekstremiste në Serbi frymëzojnë sulme të tilla ndaj Kosovës e Shqipërisë. Janë ato qarqe që janë të lidhura me përgjegjësinë e atij genocidi që ndodhi në Kosovë, në Bosnjë, në gjithë Ballkanin, pra janë pasuesit e politikës së Sllobodan Millosheviçit”, tha Meta.
Sipas zv/kryeministrit të Shqipërisë, raporti në fjalë është edhe kundër luftës së drejtë që bëri populli i Kosovës për lirinë e tij dhe njëkohësisht kundër afirmimit të Shqipërisë, si një vend plotësisht i devotshëm i komunitetit euroatlantik, që plotëson të gjitha detyrimet e veta.
“Ato qarqe antishqiptare dhe antiperëndimore kërkojnë të dëmtojnë një nga arritjet më të rëndësishme të dekadës së fundit, që është një Kosovë e lirë dhe demokratike, një Kosovë që është një shtet i lirë, që po tregon se funksionon përkundër atij gjenocidi të pashembullt që ndodhi këtu para 10 vjetëve”, vijoi ai. Meta premtoi më tej, se Shqipëria do nisë një fushatë për "ç’montimin" e këtij raporti. “Shqipëria ka filluar dhe do të vazhdojë me intensitet një fushatë ndërkombëtare, e cila synon ç’montimin, jo vetëm të këtij raporti”, tha Meta.
2010-12-28 15:49
[