Gjermeni: Të paguhen me lekë në dorë të përmbyturit
Deputetja Eglantina Gjermeni tha se kjo qeveri, po tregon edhe njëherë, se nuk ka fare lidhje me gjendjen e emergjencës së shkodranëve që vetë i përmbyti. “Të premtosh se këtyre qindra familjeve do u jepet 75000 lekë të vjetra në muaj, është të tallesh me të gjithë këta shqiptarë, për të dytën herë. Sali Berisha tallet me këta shkodranë kur kërkon tu mbushë mendjen se në kushtet e emergjencës në të cilën ata ende gjenden, mund të mbijetojnë me 2500 lekë të vjetra në ditë. Po, po. Sali Berisha po u premton familjeve të cilave me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij u shkaktoi Gërdecin e ujit, se do i ndihmojë për të mbijetuar me 2500 lekë të vjetra në ditë”, tha ajo gjatë një konference shtypi.