INTERVISTA Meta: Opozita nuk do të arrijë të na bllokojë
Autori i Lajmit: Robert Goro
Zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta, ka marrë nga kryeministri grek, Jorgos Papandreu, vendosmërinë e këtij të fundit, që të bëjë realitet premtimet elektorale për integrimin e emigrantëve. Pas takimit me zotin Papandreu, në kuadër të konferencës së 17-të të ministrave të jashtëm tëOSBE-së, në Athinë, Ilir Meta ka thënë se i ka përsëritur kryeministrit grek kërkesën për njohjen e patentave shqiptare të drejtimit të automjetit, si dhe arritjen e një marrëveshjeje për sigurimet shoqërore të emigrantëve.
I pyetur nga gazeta shqip në Athinë “Tribuna” për reagimin e kryeministrit grek ndaj këtyre kërkesave, zoti Meta tha se “Jorgos Papandreu ishte shunë i vëmendshëm lidhur me këto kërkesa, ai u shpreh se është i vendosur që ti mbajë ato premtime që ka bërë edhe para zgjedhjeve për përmirësimin e të drejtave të emigrantëve”.
Zoti Meta, jemi njohur tashmë me kërkesat që i paraqitët kryeministrit grek lidhur me emigrantët shqiptarë, si dhe me premtimet e tij. Ajo që duam të dimë është se çfarë do të bëni konkretisht ju si qeveri që këto çështje të mbeten në evidencë të marrëdhënieve greko-shqiptare deri në zgjidhjen e tyre?
Së pari dua të shpreh kënaqësinë për takimin shumë të frytshëm dhe miqësor që pata me kryeministrin dhe ministër i jashtëm i Greqisë, zotin Papandreu. Një temë shumë e rëndësishme e këtij takimi kishte të bënte me plotësimin e disa kërkesave dhe të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilat përmirësojnë lëvizjen e tyre, por edhe kushtet e jetesës dhe të qëndrimit të tyre në këtë vend.
Zoti Papandreu më njohu me angazhimin që do të bëjë gjithçka për të mbajtur premtimet që ka dhënë për të drejtat e emigrantëve.
Unë kam bërë dy kërkesa konkrete: Njohja e patentave të emigrantëve tanë, gjë që u kërkua edhe nga kryeministri Berisha në takimin e Prespës, dhe së dyti, nënshkrimin e një marrëveshjeje midis të dy vendeve, për njohjen e sigurimeve shoqërore në një të ardhme sa më të afërt. Për këtë çështje ne do të paraqesim edhe një projektmarrëveshje, realizimi i së cilës do të kërkojë kohën dhe negociatat e nevojshme. Por jemi të bindur se pa asnjë diskutim se të drejtat dhe kushtet e emigrantëve tanë do të shënojnë progres gjatë kësaj periudhe. Dhe për këtë nuk është garanci vetëm interesimi i vazhdueshëm i palës sonë, por edhe vizioni i qeverisë së re greke lidhur me të drejtat e emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Para disa ditësh Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. A pati ndonjë prononcim nga zoti Papandreu për këtë çështje dhe a i ndikon pezullimi marëdhëniet midis të dy shteteve?
Ka një prononcim të qartë publik nga ministri alternat i punëve të jashtme të Greqisë, zot Drutsas, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dhamë në Tiranë javën e kaluar, lidhur me këtë çështje, që ka të bëjë pikërisht me respektimin e procedurave të secilit shtet. Dhe në këtë drejtim, kjo është një çështje që ndodhet në proces. Ju e dini qëndrimin e qeverisë që kjo është në interes jo vetëm në interes të të dy vendeve, por akoma më shumë është në interes të Shqipërisë pse kjo ndihmon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ndërsa Greqia është anëtare e BE-së prej dekadash tashmë. Sigurisht që ne do ti respektojmë të gjitha procedurat. Por mendojmë se kjo çështje është instrumentalizuar politikisht nga lidershipi i partisë Socialiste dhe personalisht nga zoti Rama, duke kërkuar të krijojë kapital politik përmes aplikimit të një mendësie nacionaliste që i ka kaluar koha. Pasi ne jemi të bindur që është respektuar ligji shqiptar, është respektuar ligji ndërkombëtar për detin, ku të dy vendet janë palë; dhe çdo gjë është korrekte dhe në interes reciprok.
A mendoni se ka gjasa që trensioni të shkallëzohet më tej?
Shpërthimet personale të kryeministrit javën e kaluar nuk
besoj se parathonë diçka të mirë...
Unë mendoj se është koha që të gjitha energjitë të përqëndrohen në çështjen e integrimit europian. Ne presim tashmë që për pak javë të marrim Pyetësorin nga Komisioni Europian, që kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave tona, jo vetëm të administratës publike dhe shtetërore, por mendoj dhe të gjithë ekspertëve më të mirë që ka vendi, dhe në sektorin privat, dhe në shoqërinë civile. Është koha që edhe opozita të marrë përsipër rolin e saj, sepse ky është një aksion i madh kombëtar, nuk është një aksion thjesht qeveritar dhe është absolutisht e rëndësishme që ky kontribut të jepet më parë në parlament, ku opozita ka në dispozicion edhe vendin e kryetarit të komisionit të integrimit, në mënyrë që të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces.
Sa u përket replikave dhe debateve nuk mendoj se ato janë pozitive, por nga ana tjetër, nuk mendoj se ato janë edhe substanciale. Gjithë konflikti sot qëndron në sjelljen krejtësisht antidemokratike të kryetarit të partisë Socialiste, i cili për arsye krejtësisht personale nuk ka pranuar humbjen, sepse në rast se do të pranonte humbjen, sipas statutit të partisë së tij, duhej të jepte dorëheqjen, sikurse iu kërkua edhe nga shumë deputetë të PS. Ai zgjodhi rrugën më të lehtë, të përpiqej të njolloste zgjedhjet, për të mos pranuar rezultatin, në mënyrë që të vazhdonte të mbetej kryetar i partisë. Njëkohësisht ai kërkon ta mbajë jashtë parlamentit partinë Socialiste ngaqë nuk është vetë anëtar i parlamentit dhe dëshiron që dialogu të zhvillohet në rrugë, kur dihet që gjithë bota demokratike dialogun në radhë të parë e zhvillon në institucione.
Ne nuk duam të hyjmë në çështjet e brendshme të partisë Socialiste, por jemi të bindur që politika e bojkotit është një politikë pa të ardhme, një politikë e dështuar dhe nuk do të pengojë dot funksionimin e institucioneve demokratike në vend.
Megjithatë, zoti Meta, unë insistoj se kontributi juaj për gati dy dekada në të majtën shqiptare, në partinë socialiste, në mos gjë tjetër, ju ngarkon me një obligim moral lidhur me të ardhmen e kësaj të majte...
Mendoj se për mua dhe për LSI-në është detyrë shumë e rëndësishme ajo që ka të bëjë me kontributin e Lëvizjes sonë si forcë e majtë progresiste për integrimin europian të vendit, dhe ne kontribuojmë çdo ditë edhe përmes pjesëmarrjes në koalicionin qeverisës dhe në gjithë programin e qeverisë. Ndërsa përsa i takon të ardhmes së partisë Socialiste, ajo duhet të zgjidhet nga vetë anëtarët dhe simpatizantët e saj, të cilët besoj se nuk do të lejojnë që të kthehen në një segment destruktiv të politikës shqiptare, që vepron në kundërshtim me interesat e integrimit europian të Shqipërisë dhe që do të provokojë tensione artificiale që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin politik në vend, por edhe me ato kërkesat që kanë gjithë qytetarët shqiptarë nga politika shqiptare sot, dhe qeveria dhe opozita, dhe që janë pikërisht liberalizimi i vizave, që ne do ta arrijmë patjetër gjatë vitit të ardhshëm me progresin shumë të madh që kemi bërë, - dhe unë mora shumë garanci edhe nga takimet dypalëshe me shumë ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së këtu në Athinë-, dhe e dyta ka të bëjë me një standard më të lartë të jetesës, problemeve ekonomike dhe sociale; dhe Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka arritur të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërkohë që vende të tjera më të fuqishme jo vetëm kanë patur recension, por edhe pasoja më të rënda sociale. Ne jemi të bindur që qeveria do ta realizojë programin e saj dhe kjo do tu shërbejë gjithë qytetarëve shqiptarë, edhe atyre që janë në opozitë, pavarësisht se realizimi nuk u shërben interesave të ngushta të kryetarit aktual të partisë Socialiste, i cili kudo që vete, kërkon të mos bëhet liberalizimi i vizave dhe të bllokohet procesi i integrimit europian, pasi nuk arrin dot të ngrihet mbi interesat e vogla.
Zoti Meta, që prej 4 korrikut, LSI është pjesë e Koalicionit qeverisës. Me dorë në zemër, a keni pasur të vështirë ti përgjigjeni ftesës së zotit Berisha?
Natyrisht që jam menduar, por vetë rezultati i 28 qershorit nuk linte vend për shumë zgjedhje. Ose do të kontribuonim që ta shpinim vendin në një krizë, (dhe dihej që një bashkëpunim PS - LSI sillte vetëm krizë, sepse nuk sillte dot realizimin e një maxhorance legjitime qeverisëse), ose do të kontribuonim për stabilitet, për normalitet dhe për të vijuar proceset integruese. Çdo ditë që kalon tregon se zgjedhja jonë ishte më e drejta, jo vetëm sepse vendi pati një sezon turistik shumë të mirë, për shkak edhe të zgjidhjes shumë shpejt edhe të çështjes së këtij koalicioni. Por edhe sepse kërkesa e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat kaloi nga Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së drejt Komisionit Europian, pas disa javësh vjen Pyetësori; në një kohë shumë të shkurtër është bërë një progres i jashtëzakonshëm për të plotësuar kriteret dhe standardet e liberalizimit të vizave.
Përfundimisht jam i bindur se kjo ka qenë zgjidhja më e mirë, ashtu sikurse veprimet e kryetarit aktual të partisë Socialiste na bindin se sa larg jemi në filozofi, në përgjegjësinë politike dhe atdhetare me lidershipin aktual të kësaj force politike.
Mendoj se lëvizja jonë është tregues i një pjekurie të klasës politike në Shqipëri dhe i një risie, e cila në vendet e tjera është një traditë, pavarësisht nga dallimet ideore apo ideologjike.
Nga 14 pikat e marrëveshjes për bashkëqeverisje, me eficencë më të madhe vërejmë se është zbatuar ajo e fundit, lidhur me përfaqësimin e LSI-së në organet e pushtetit dhe theksohet sigurisht edhe ajo e para, lidhur me përshpejtimin e integrimit të vendit. Ndërkaq, nuk po shohim ndonjë lëvizje për rishikimin e kodit zgjedhor. A mos do të thotë kjo se LSI është e kënaqur vetëm me faktin e pjesëmarrjes në qeverisje, dhe po harron madje dhe grevën e urisë të deputetëve, plot një vit më parë?
Absolutisht jo. Por çështja e kodit nuk është një çështje emergjente. Nga ana tjetër, ajo është një çështje që kërkon një konsensus më të gjerë, duke përfshirë edhe opozitën. Maxhoranca e partisë demokratike ka shprehur vullnetin për ta korrigjuar kodin dhe ne besojmë në një kosensus më të gjerë...
Rishikimi i kodit zgjedhor mendoj se përbën emergjencë, aq më tepër që me të lidhet edhe realizimi i objektivit tuaj të kahershëm, një angazhim personal, do të thoja, për sanksionimin e të drejtës së votës emigrantëve.
Padyshim, kjo është një kërkesë e jona e hershme dhe besojmë se do të jetë një realitet në të ardhmen.
Zoti ministër, çfarë prioriteti ze në axhendën tuaj përmirësimi i punës dhe procedurave në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare, në vendet ku ka përqëndrim të madh të emigracionit shqiptar?
Ky është një prioritet i veçantë, duke thjeshtëzuar dhe lehtësuar gjithë procedurat, por edhe duke ndërhyrë njëkohësisht tek qeveritë e vendeve përkatëse për të bërë të njëjtën gjë. Jam i bindur se edhe këto masa që ne po ndërmarrim, liberalizimi i vizave, njohja e patentave dhe shumë elementë të tjerë konkretë, do të sjellim një ndryshim rrënjësor të situatës shumë shpejt.
Javën e kaluar ju ishit në Kosovë, disa muaj pasi kryeministri Berisha disa muaj më parë hodhi idenë e bashkimit kombëtar, një ide që shkaktoi entusiazëm në botën shqiptare, por edhe frikë në qarqet jashtë Shqipërisë...
Më duket se ka patur keqkuptime lidhur me këtë deklaratë, pasi qëndrimi ynë ka qenë dhe është që shqiptarët po bashkohen në kuadrin e Europës së Bashkuar. Nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt nacionalist, përkundrazi, bëhet fjalë që të gjithë shqiptarët po i ndihmojnë integrimit të vendeve ku ata ndodhen dhe në këtë drejtim, duke u anëtarësuar të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor në BE, të gjithë shqiptarët do të ndihen pranë njeri tjetrit.
Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se një vendim eventual në favor të Serbisë do të mund të sillte rishikimin e vendimit të disa vendeve që e kanë njohur ndërkaq Kosovën. A e konsideroni të mundshëm një zhvillim të tillë?
Pa vënë në diskutim arsyet që e bëjnë optimist presidentin e nderuar të Serbisë, zotin Tadic, unë them se nuk pritet ndonjë vendim me karakter obligues nga kjo gjykatë e respektuar.
Unë jam i bindur që përfundimi i këtij procesi pa diskutim do të sjellë flukse të tjera, në rritje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi ato vendeve të cilat ishin në proces njohjeje për shkak të hapjes së kësaj çështjeje në gjykatën e Hagës dhe për ta respektuar këtë institucion ndërkombëtar, këto vende pra janë në një fazë pritjeje. Jam i bindur që procesi i pavarësisë së Kosovës është një proces i pakthyeshëm, sepse është në interes të forcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, ku tashmë shumica e vendeve të BE apo të OSBE-së e kanë njohur këtë pavarësi. Jam i bindur që është një pavarësi që i shërben integrimit europian të Kasovës dhe të gjithë vendeve fqinje me Kosovën
Pa dashur tju implikoj në çështjet e brendshme të njerës apo tjetrës parti, - apo të një vendi fqinj-, a mendoni se Tirana zyrtare ka një rol për të luajtur në çështjen e promovimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përtej deklaratave diplomatike të karakterit të përgjithshëm?
Absolutisht që ka qenë dhe mbetet një angazhimi ynë për të mbështetur FYROM për tu bërë anëtare e NATO-s, për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian dhe për këtë ne i kemi nxitur shqiptarët atje, të jenë një faktor konstruktiv, të jenë të durueshëm dhe të kontribuojnë në mënyrë që FYROM të jetë një vend me stabilitet, një vend që ecën drejt BE-së, sepse në këtë mënyrë edhe të drejtat e shqiptarëve do të plotësohen më mirë dhe çdo lloj diskriminimi ekzistues do të evitohet dhe ata do të fitojnë të gjitha të drejtat që i takojnë një vendi anëtar të Bashkimit Europian, pavarësisht nga përkatësia etnike. Natyrisht, ne do të donim të shikonim një progres më të dukshëm dhe më të shpejtë, por megjithatë ne vlerësojmë faktin që shqiptarët bëjnë përpjekjet e tyre konstruktive dhe demokratike në këtë drejtim. Sigurisht, do të dëshironim që politika e Shkupit të merrej sa më pak me historinë, sepse kjo do të ishte rruga më e mirë për të shkurtuar distancën e FYROM me Brukselin në të dy destinacionet, në NATO dhe në BE.
Intervistoi: Robert Goro
Ky lajm është publikuar: 06/12/2009