Drejtuar Kryeministrit Kryetarët e bashkive në rrethe; Biznesi në vështirësi
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi tha se 1 mijë biznese në këtë bashki rrezikojnë falimentimin, nëse miratohet ligji për tatimin e biznesit të vogël. Kreu i Bashkisë së Patosit Bardhyl Meli tha se grandi nuk është rritur as 1 për qind. Sipas tij, në 2 vite buxheti për pushtetin lokal nuk është rritur, ndërsa kreu i Bashkisë së Beratit i bëri apel Berishës të mos provokojë. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime tha se ulja e grandeve për bashkitë ka një objektiv të qartë politik, kërkon konfliktin në administratën e bashkisë, sepse kërkon një numër më të ulët punonjësish. “Ulja e grandit na shkëput edhe me donatorët, sepse kemi lidhur kontrata ku jemi bashkë financues me 30 për qind, por me uljen e buxhetit ne nuk financojmë dot më”, tha ai. Sipas tij, buxhetit të bashkisë i mungojnë 25% të të ardhurave për pastrimin e qytetit, për shpenzimet për jetën kulturore të këtij qyteti.
Ky lajm është publikuar: 06/12/2009