E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: “Rama të kërkojë ndjesë”

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi dje se Edi Rama duhet të kërkojë falje për ekzekutimin e poetit, Havzi Nela, pasi i ati i tij ka firmosur vendimin. “Është një vendim xhelatësh që mban firmën e Ramiz Alisë, Kristaq Ramës, ku dënohet me ekzekutim me varje më datë 10 gusht 1988, ditë e mërkurë, në mes të Kukësit, disidenti dhe poeti Havzi Lela, për fajin e vetëm se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut. Këtë vendim do ia dërgojmë kryetarit të PS, zotit Edi Rama. Është një nga vendimet kriminale të babait të tij biologjik dhe do ia dërgojmë me shpresën që të nxisë tek ai ndjenjën e dënimit të këtij akti; ti kërkojë falje publikisht familjes së Havzi Nelës, ti kërkojë falje qytetarëve të Kukësit, ti kërkojë falje qytetarëve të gjithë Shqipërisë për këtë akt kriminal të babait të tij” tha Bumçi.

Ky lajm është publikuar: 06/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›