Rama: “Protestat do përshkallëzohen. Po keqpërdoret policia”
Autori i Lajmit: Redaksia
Me tone mjaft të ashpra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i është drejtuar dje Kryeministrit, Berisha nga sheshi i protestës së organizuar me përfaqësuesit socialistë, e pushteti vendor mbi autonominë financiare. Poshtë dritares së zyrës së tij, Rama ka ngritur zërin për të gjitha problematikat që shqetësojnë bashkitë, ku drejtojnë socialistët.
Akuzat
Kryetari i Bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Berisha se po keqpërdor policinë për të mbajtur pushtetin. Ai paralajmëroi se protestat do të përshkallëzohen, se mbështetësit e saj do të jenë gjithnjë e më të shumtë pasi një epokë e re po nis. Duke iu referuar shoqërimit në komisariat, dje, të 18 punonjësve të pastrimit, Rama tha se veprimi ishte bërë nga policia pa asnjë mandat, duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. “Ia kërkova arsyen drejtorit se pse policia mban në komisariat njerëz të pafajshëm dhe përgjigjja ishte: Kështu erdhi koha. Kur policia thotë se erdhi koha është shenjë e sigurt se një epokë po mbaron e një epokë po fillon. Epokë tjetër që fillon është ose diktaturë ose demokraci dhe vijë të mesme nuk ka. Ne jemi këtu, sepse epoka e re do të jetë e epokë e demokracisë dhe jo një gjysmë demokraci“- deklaroi Rama.
Deklarata
“Opozita dhe bashkia është shpallur nga kryeministri si kupola e mafias, ndërsa bashkia si foleja e kupolës mafioze”- tha Rama duke shtuar se është vetë familja- pushtet ajo që po shkatërron shtetin nga shkelja e ligjeve dhe hedhjes në plehra të ligjit. Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos zbatojë asnjë urdhër të paligjshëm. “Mos zbatoni asnjë urdhër të paligjshëm, mos u bëni vegla të një pushteti që ka marrë fund dhe që do i marrë të gjithë me vete. Jeni roje e ligjit dhe popullit, nuk jeni lecka për topat e pushtetit”. Në emër të gjithë kryetarëve të bashkive e komunave socialiste në vend Rama përsëriti kërkesat e vendorëve ndaj qeverisë:
-Të anulohet amendamenti i majit 2009-të, në ligjin bazë të taksave e tarifave vendore, ku qeveria ndërhyri direkt në përcaktimin e tarifave për pushtetit vendor.
-Të anulohet vendimi i tetorit 2009 që bizneset e vogla me xhiro nga 5 në 8 milionë trajtohen si biznese të mëdha, duke i rritur taksat dhe për pasojë, duke i çuar drejt falimentimit
-Të bëhet kompensimi i të ardhurave të munguara, prej 5 vitesh në arkën e bashkive e komunave nga përgjysmimi i taksës së biznesit të vogël në 2005.
-Ti jepet fund praktikes joevropiane, korruptive, klienteliste e partiake të grandeve konkurruese për nevojat e funksionet bazë të njësive vendore dhe pjesa e buxhetit të shtetit për njësitë vendore të ndahet në bazë të një formule bashkëkohore kriteresh objektive, ku të gjitha bashkitë dhe komunat marrin çfarë u takon, pavarësisht nga ngjyra e tyre politike;
-Të aplikohen taksat e ndara, ashtu siç e përcakton Ligji Organik i Qeverisjes Vendore, këtu e dhjetë vjet më parë lidhur me Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe Tatimin mbi Fitimin e kompanive.
Ky lajm është publikuar: 06/12/2009