Gjetja e Kertushes, mirenjohje shqiptareve
"Jane per t'u falenderuar, dhe pershendetur per pune shume te mire, policia shqiptare", theksohet ne nje deklarate te policise se shtetit ne kryeqytetin amerikan Uashington D.C. Kjo ka ndodhur pas ngjarjes tragjike, kur nje djale i biresuar shqiptar, Elis Kertusha, 23 vjec, thirret ne SHBA, me ndihmen e policise shqiptare, te deshmoje mbi nje ngjarje. Behet fjale per vrasjen e Gennaro Fato, 74 vjec, ne nje lagje te qytetit Montgomery, ne afersi te kryeqytetit Uashington D.C. Gennaro Fato, 74 vjec, u gjet i vrare me 23 dhjetor 2007, ne shtepine e tij, ne adresen 3600 Martins Dairy Circle, ne Olney. Ate nate kur Elis Kertusha, u kthye paksa vone ne shtepi, viktima Gennaro Fato dhe bashkeshortja e tij kane shkembyer fjale, me tone te ashpra. Sipas policise, nuk dihet motivi i zenkes, mes te moshuarit amerikan, dhe te gruas se tij nje shqiptare. Cifti kishte te biresuar djalin shqiptare, 23-vjecarin Elis Kertusha, para shtate vitesh. Kur bashkeshortja, e 74-vjecarit Gennaro Fato, u kthye te garazhi i makines, pa te shoqin te shtrire per toke, i vrare, teksa ishte goditur disa here me thike ne trup.