Vritet ne Greqi shitesi shqiptar
Nje punonjes shqiptar, shites kioske, eshte vrare me arme zjarri ne kryeqytetin grek, Athine dhe dyshimet e para vijne per nje krim te ardhur ne grabitje e siper. Viktima eshte Lefter Tralo, 45 vjec, emigrant me banim prej vitesh ne Greqi. Ngjarja u identifikua ne oret e para te dites se djeshme ne zonen "Paleo Faliro" te Athines. Kerkimet policore te deritanishme kane deshtuar.
Krimi ka ndodhur ne lagjen "Poseidonos" te Athines, ne lokalitetin "Paleo Faliro". Lefter Tralo gjendej ne oret e para te mengjesit te djeshem ne kioske, qe qendronte hapur me sherbim 24-oresh, ndersa sipas policise kishte dhe nje pune te dyte, ne perpjekje per te siguruar te ardhura te mjaftueshme per familjen e tij. Ndersa gjendej brenda dyqanit, Lefteri eshte perballur me persona te armatosur, dyshohet se kane qene dy djem te rinj, te cilet kane hapur zjarr ne drejtim te tij. Per pasoje, 45-vjecari ka marre plage fatale ne gjoks, qe e cuan ne humbjen e jetes. Viktima eshte gjetur ne oren 05:10 nga pronari i njesise tregtare, i cili lajmeroi policine. Kjo e fundit nisi hetimet ne vendngjarje. Kurse i ndjeri u dergua ne spitalin "Asklipio Vulas", ku u konfirmua vdekja e tij.
Ekspertet thane se i ndjeri kishte gjetur vdekjen nga arme zjarri nga persona, te cilet jane futur brenda dyqanit, por ne vendin e krimit nuk u gjet asnje gezhoje. "Ne kemi dyshime se qellimi i vrasjes ishte grabitja e dhunshme e kioskes", deklaroi sektori antikrim i policise se Atikes. Ne dyqan mungonin parate e kases, ndaj mendohet se autoret per te rrembyer parate i eshte dashur me pare te vrasin shitesin. Pas krimit, autoret mendohet te jene zhdukur me nje motociklete, deklaroi policia, pas deshmive qe mori prane vendngjarjes. ed.ku
Identifikohen 2 shqiptare
Policia e Atikes njoftoi dje se ka zbardhur nje vrasje te ndodhur dy jave me pare ne lagjen "Kifisja". Mesohet se autore jane dy te rinj shqiptare. Viktima ishte nje 45-vjecar, punonjes ne nje pike shitjeje karburanti ne Kifisja. Ai mbeti i vrare me arme zjarri ne grabitje e siper. Dje eshte konfirmuar nga policia vendase se autor eshte nje djale 21 vjec nga Shqiperia, si dhe nje tjeter shqiptar, 26 vjec, i cili u arrestua tri dite me pare si person shume i rrezikshem qe ka kryer vrasje ne Shqiperi.