E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushe eshte Ali Kimiku, "ithtari" i Sadam Huseinit

Keshilli presidencial irakian miratoi ekzekutimin e Ali Hasan al-Maxhidit, i ashtuquajturi Ali ''Kimiku'' dhe nje prej bashkepunetoreve me te ngushte te Sadam Huseinit, njoftoi sot nje zyrtar i larte irakian.
Me poshte vijojne fakte per aktivitetin e tij:
- NGJITJA DREJT PUSHTETIT
- Ashtu si shume te tjere ne rrethin e ngushte te Sadamit, al-Maxhidi ia dedikon ngjitjen e tij drejt pushtetit Huseinit, i cili u besonte pak personave ne klanin sunit perreth Tikritit, ne veri te Bagdadit.
- Luajti rol kryesor ne spastrimin e partise ''Baath'', ne vitin 1979, kur Sadami u be kryetar shteti
- LUFTA E GJIRIT PERSIK
- Ne gusht 1990, pas pushtimit te Kuvajtit, Sadami e caktoi guvernator ushtarak, por e zevendesoi pas tre muajsh nga frika se reputacioni i tij si njeri brutal do detyronte aleatet e Kuvajtit te kunderpergjigjeshin ashper
- Kur koalicioni nen drejtimin amerikan deboi trupat irakiane nga Kuvajti, ne vitin
1991, Sadami e caktoi minister te Brendshem per eliminimin e rebelimit shiit ne jug te vendit
- I DENUAR ME VDEKJE
- Pas rrezimit te regjimit te Sadamit nga koalicioni nen drejtimin amerikan, al-Maxhidi u arrestua ne gusht te vitit 2003
- U denua me varje korrikun e kaluar per rolin e tij ne fushaten kunder kurdeve etnike gjate viteve '80, qe shkaktoi vdekjen e dhjetera mijera kurdeve
- al-Maxhidi i deklaroi gjykates se kishte urdheruar spastrimin e fshatrave kurde duke kembengulur se kishte te drejte dhe se nuk kishte per cfare te kerkonte falje
- Gjate nje sulmi te kesaj kohe, al-Maxhidi urdheroi vdekjen e 5 000 kurdeve duke perdorur gazin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›