"Italiane, do t'i jap fund 'terrorit te taksave"
Silvio Berluskoni u tha dje italianeve se do t'i jepte fund "terrorit te taksave" te vendosura nga qendra e majte gjate 20 minutave te saj ne qeveri, nese ata e benin ate serish kryeminister ne zgjedhjet e prillit. Konservatori, 71-vjec, paralajmeroi vendin qe te mos prese ndonje "mrekulli" ne ekonomine ne renie te Italise, nese ai fiton nje mandat te trete, megjithese ai e ka krahasuar veten ne te shkuaren me Jezusin, por u zotua se do te punoje me mire se paraardhesi i tij, Romano Prodi. "Do te duhet kuraje per te pasuar kete qeveri dhe per te riparuar demet qe ka bere", deklaroi manjati i medias duke iu referuar koalicionin katolik-komunist te Prodit, qe u prish muajin e kaluar.