E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, një përfaqësi e AK-së bashkohet me LSI: Të zhgënjyer nga Spahiu

FIER- Vijon largimi nga radhët e Aleancës Kuq e Zi. Një përfaqësi e AK-së në Fier i është bashkuar sot Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari i AK-së në Fier, Pandeli Tole, në një prononcim për mediat sqaron arsyet e largimit duke bërë fajtor kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu.

“U zhgënjyem nga lideri i AK. Bashkohemi me LSI për fitoren e së majtës”, theksoi Pandeli Tole.

Ndërkohë, duke i uruar për vendimin, kreu i LSI në Fier, Robert Bitri, tha “jeni të mirëpritur, fitore në 23 qershor”. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh i sigurt për fitoren e së majtës.

Pak ditë më parë një grup të larguarish nga Aleanca Kuq e Zi iu bashkuan sot Partisë Socialiste, me bindjen se vetëm përkrahja e opozitës do të sigurojë atë që kuqezinjtë kanë kërkuar gjithnjë, rotacionin politik.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›