4 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit, Ruçi: Asnjë autor, dështim i politikës
FIER- “Moszbardhja e vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi, është dështimi më i madh i politikës shqiptare në luftën kundër krimit.
Kështu ka deklaruar nga Roskoveci deputeti i selisë rozë Gramoz Ruçi, i cili ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për 4- vjetorin e vrasjes së Xhindit. Ruçi është zotuar se PS do të vijojë përpjekjet deri në zbardhjen e ngjarjes.
Kuvendi i Shqipërisë një ditë më parë mbajti 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi.
Ish-deputeti i PS-së Fatmir Xhindi u vra më datën 2 maj në Roskovec, ndërsa sot pas 4 vjetësh ende nuk ka një autor për krimin.
(e.m/BalkanWeb)