Portugalia rrezikon, pas barazimit me Suedine
Portugalia e mbylli ne barazim ndeshjen e fundit ndaj Suedise, me te njejtin rezultat 0-0. Pozitat e trajnerit te Portugalise, Karlos Kueiroz jane lekundur, pas presionit te shumte qe eshte bere ne media. Portugalia dhe Suedia, pas ndeshjeve te deritanishme jane ngjitur ne kuoten e jashte pikeve ne Grupin 1. Suedia ka zhvilluar nje ndeshje me pak, krahasuar me Portugaline. Danimarka dhe Hungaria udheheqin grupin tone me 10 pike. Shqiperia ka gjashte pike, pas gjashte ndeshjeve. "Per Suedine, ndeshja e fundit ishte pozitive", - theksoi portieri i Suedise Andreas Isakson. "Por barazimi nuk eshte i mire per Portugaline. Ata nuk krijuan me shume shanse, gjate ndeshjes". Suedise i mungoi sulmuesi kryesor ne sulm, Zlatan Ibrahimovic, i cili u zevendesua pas 15 minutave loje. Kueiroz, trajneri i Portugalise, i cili zuri vendin e Luiz Felipe Skolarit ne muajin korrik, beri dy zevendesime ne pjesen e dyte. Ronaldo humbi nje shans ne minuten e 84-et. "Ne u mbrojtem mire, luajtem te organizuar madje mendoj se Portugalia ishte ekipi me i mire", - theksoi trajneri i Suedise, Lars Lagerbak. "Duhet te kenaqemi me barazimin."