E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjigantët e Hollivudit “përleshen” në Kanë



Shkëlqimi dhe fama do të takohen nga 14 deri 25 maj në Côte d'Azur-in francez, aty ku yjet botërorë të filmit do të zhvillojnë festivalin më të rëndësishëm, atë të Kanës. Festivali tërheq çdo vit mijra vizitorë në qytet. Për Renée Zellweger, Festivali i Kanës është më interesanti nga të gjithë: Është një mrekulli, unë gjithnjë kam pas parë pamjet në televizion dhe kam pas shpresuar që dikur do të vinte dita që të kem edhe unë arsye që të vij këtu dhe ta përjetoj të gjithë këtë vetë. Për mua kjo ka rëndësi të madhe dhe kjo ditë është shumë e rëndësishme." Ky është Côte d’Azur në muajin maj. Pamjet nga kalimet e artistëve mbi tapetin e kuq, për tu ngjitur në shkallët e Kanës, do t`i shohë e gjithë bota. 12 ditët e fundit spektatorët kuriozë që janë mbledhur në qytet do të kenë mundësi të duartrokasin për yjet e filmit si Cate Blanchett, Gwyneth Paltrow, Harrison Ford, Isabella Rosselini, Penelopé Cruz, Scarlett Johansson, Robert DeNiro, Julianne Moore, Cathérine Deneuve, Angelina Jolie und Brad Pitt. 22 filma nga 14 vendet konkurojnë këtë vit për Palmën e artë. Ndër to edhe punë nga Clint Eastwood, Steven Soderbergh, fituesit e dy Palmave të Arta Jean-Pierre und Luc Dardenne, Wim Wenders dhe brazilianit Fernando Meirelles, i cili do të hapi me filmin “Qorrazi" festivalin të mërkurën në mbrëmje. Përveç këtyre filmave, ashtu si çdo vit do të transmetohen edhe filma që ndodhen jashtë konkurimit. Për shembull Woody Allen me një komedi romantike nga Barcelona, Emir Kusturica me një film dokumentar mbi legjendën e futbollit Diego Maradona dhe Steven Spielberg me filmin, për të cilin po bëhet shumë zhurmë, Indiana Jones. Harrison Ford kthehet në ekranin e kinemasë pas 19 vitesh si arkeolog dhe aventurier me "Indiana Jones" dhe feston njëkohësisht ritakimin me Kanën. Me vete ai do të sjellë në bulevardin e Kanës producentin George Lucas dhe regjizorin Steven Spielberg.
(D.W)

15 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›