Ndahet nga jeta postmodernisti i njohur, Robert Rauschenberg
Në të gdhirë të ditës së martë ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare një ndër artistët më të rëndësishëm bashkëkohorë, Robert Rauschenberg. Për disa dekada ai i përkiste grupit të artistëve më me influencë në SHBA dhe konsiderohet si përfaqësuesi më i rëndësishëm i Pop-Artit bashkë me Andy Warhol dhe Roy Lichtenstein. "New York Times" e pat cilësuar dikur Rauschenberg-un si "monumenti i artit amerikan". Të tjerë e krahasojnë veprën e tij me atë të Pablo Picassos. Rauschenberg eksperimentonte me sende të jetës së përditshme, duke hapur porta të reja për artin modern. Një historian arti amerikan në mënyrë konçize e përshkruan kështu veprën e tij: "Ai i do zhurmat, mbeturinat dhe erën e rrugës." Rauschenberg ishte piktor, fotograf po edhe më shumë se kaq. Rauschenberg-u dhe Pop-Arti janë dy emra të pandashëm ashtu si dhe Alfred Hitchcock-u dhe thrilleri. Robert Rauschenberg është paraprijës dhe udhërrëfyes i pop-artit amerikan në të gjitha zhanret e tij, madje edhe në muzikë. Ai është vlerësuar madje me një Grammy për kopertinën e diskut "Speaking in Tongues" të grupit Pop Talking Heads. Me këtë artisti amerikan u bë i njohur edhe për publikun në masë. Arti dhe e përditshmja ishin të pandshme për Rauschenberg-un. Gjatë gjithë jetës ai përpjekur që t´i kombinojë këto të dyja. E si rrjedhojë veprat e tij kanë qenë vazhdimisht objekte suprizuese. "Unë kanë punuar me kafshë të ballsamosura, sepse më vinte shumë keq që ato nuk jetonin më dhe dëshiroja t´ua zgjasja jetën atyre." Rauschenberg ka eksperimentuar edhe me stampim në alumin, me copëza peçiklasi, me rroba dhe me materiale të tjera. Në një prej veprave më të njohura të tij është kombinimi i një dhie të balsamosur me goma makinash dhe me një top tenisi. Rauschenberg lindi në vitin 1925 si biri i punëtorit në sektorin e naftës në Teksas Milton, Ernest Rauschenberg. Gjyshi i tij nga i ati, e kish prejardhjen nga Berlini dhe më vonë qe martuar me një indiane-cherooke. Pikërisht origjina indiane karakterizon artin e tim, është shprehur Rauschenberg në një intervistë me gazetën gjermane "Die Zeit". Më 1998-n, muzeu Guggenheim në Nju Jork i përkushtoi atij një retrospektivë me 400 vepra. Në shtëpinë e artit në Mynih të premten e kaluar u hap ekspozita me veprat e Rauschneberg-ut nga vitet 1970 -1976. Veprat e tij janë ndër më të shiturat në tregun e artit. Përpara se të jepej lajmi i vdekjes ankandi Sotheby's hapi tenderin për tri fotografi të tij. Njëra prej tyre me titullin “Overdrive” e vitit 11963 u vlerësua me 15 milionë dollarë.
(D.W)
15 Maj 2008