Maldini: “Kaka ndryshoi ndeshjen”
Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, foli për mikrofonat e “Milan Channel” në lidhje me fitoren 3-0 kundër Sampdorias në Serinë A: “Ishte një fitore e bukur, e rëndësishme për klasifikimin e për gjithçka. Duhet të ambientohemi edhe të luajmë pas disa lojtarë, për shembull Pirlon, i cili thuajse është gati i pazëvendësueshëm për Milanin, një lojtar i madh. Ndeshja ndryshoi pas penalltisë dhe përjashtimit (të Lukinit), por edhe me hyrjen e një lojtari si Kaka, i cili për ne është shumë thelbësor”.
Të enjten, Milan do të luajë në Holandë kundër Heerenveen për Kupën UEFA. “Është një skuadër për të cilën thonë se është shumë e shpejtë. Do të shkojmë në Holandë për të fituar, edhe pse e dimë se janë shumë ndeshje për t’u luajtur”.
E Hene, 20 Tetor 2008