E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, Berisha "shkund" qeverine

Kryeministri Sali Berisha "shkundi" dje kabinetin e tij qeveritar, qe te beje perpjekjen me te fuqishme, qe tre muajt e pare, dhjetor, janar, shkurt, te permbushe te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga Raport-Progresi i Komisionit Evropian, per Shqiperine. Duke komentuar mbi raportin e KE-se, kreu i qeverise tha se, ne te vleresohet se

vendi yne ka perparuar, ne realizimin e reformave dhe eshte vend potencial per statusin e kandidatit ne BE. Por pavaresisht ketij informimi, kreu i qeverise pranoi se ndonese jane bere hapa para, problem serioz mbetet korrupsioni e krimi i organizuar.

"Ne rast se ne raportin e 2007-es krimi vleresohet si problem 'shume serioz', ne raportin e ketij viti, krimi i organizuar vleresohet si nje problem 'serioz'. Ju garantoj ju, se krimi i organizuar eshte ne lufte me zero tolerance megjithese ky mbetet nje problem serioz per Shqiperine", theksoi kryeministri. Per kete arsye, ai kerkoi nga ministrat qe te permbushe verejtjet ne raport brenda muajit shtator te vitit te ardhshem. "Ketu ne do te tregojme se jemi ne lartesine e endrres se shqiptareve per integrim dhe projektit te shqiptareve per integrim. Kemi 3-4 muaj kohe. Krahas planit te ngjeshur te veprimit per te gjitha ceshtjet e ngritura, sepse ka probleme qe jane me afatmesme, te gjitha ato trupezohen ne programin elektoral", u shpreh kryeministri. Berisha pranoi se, raporti me te drejte vlereson se korrupsioni eshte i perhapur ne shendetesi, dogana. Madje, ai personalisht mund te shtoje dhe sektore te tjere. Por nga ana tjeter, theksoi se ne raport perceptimi per korrupsionin eshte permiresuar, se qeveria ka bere perpjekje per luften kunder korrupsionit ne taksa, ne prokurime, ne dogana, sistemin e drejtesise etj. Sipas kryeministrit, nuk behet fjale qe korrupsioni te jete i kufizuar vetem ne kete apo ate institucion, apo zone, ai eshte i perhapur gjithandej. Por nga ana tjeter, jane penalizuar rreth 110 zyrtare te niveleve te ndryshme, dhe kjo do te thote se ndeshkimi ndaj korrupsionit eshte real ne Shqiperi."Ne qofte se vitin e kaluar ne raport theksohej se korrupsioni eshte nje problem "shume serioz", ne raportin e ketij viti evidentohet fakti se korrupsioni mbetet nje problem "vecanerisht serioz'", vazhdoi Berisha. Duke u ndalur tek zgjedhjet, kreu i qeverise, premtoi se vitin e ardhshem, shqiptaret do te zhvillojne zgjedhje te lira e te ndershme. Ne raportin e KE-se sipas Berishes shprehet vleresimi per metoden e procesit te zgjedhor, mandatit te prokurorit te pergjithshem, menyres se zgjedhjes se Presidentit, si dhe miratimit te ligjit per sistemin e drejtesise ne Shqiperi. Kryeministri nuk la pa permendur se mesazhi i raportit eshte qe, Shqiperia eshte nje vend potencial dhe shqiptaret jane nje komb potencialisht i mundshem per te perfituar heqjen e vizave per ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›