"Kodi demton barazine ne zgjedhje"
Levizja Socialiste per Integrim, vijon sulmin ndaj paketes se Reformes zgjedhore, miratuar nga dy partite e medha politike. Deputeti i kesaj force politike, Spartak Braho renditi dje te gjitha shkeljet kushtetuese dhe ligjore, qe Kodi i ri Zgjedhor, formuluar nga PD-PS, te cilat demtojne barazine. Sipas Brahos, projekti i ri ne baze te se cilit do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, perjashton nga procesi i administrimit te procesit zgjedhor, forcat dhe faktoret politike, te cilet jane aktualisht e vetmja opozite kunder monopolit PD-PS. "Ne projekt- kodin aktual zgjedhor kufizohet dhe ngushtohet mundesia e regjistrimit ne procesin zgjedhor te partive politike jo parlamentare, pasi per t'u regjistruar nje parti jo parlamentare, i duhet paraqitja dhe mbeshtetja bashke me listen e kandidateve te saj, edhe lista e 10 mije zgjedhesve ne rang vendi ne KQZ", u shpreh Braho. Po keshtu, ai permendi si shkelje, kufizimin dhe ngushtimin e mundesise se regjistrimit te partive politike qe dalin ne koalicion. Kjo, pasi per t'u regjistruar ky koalicion, i duhet paraqitja dhe mbeshtetja nga jo me pak se 15 mije zgjedhesve ne rang vendi ne KQZ. "Kufizohet dhe ngushtohet edhe mundesia e kandidimit te kandidateve te pavarur, pasi kushti i kandidimit te tij eshte paraqitja e nje liste zgjedhesish mbeshtetes, jo me pak se 1 % te listes se zgjedhesve te regjistruar", permendi Braho. Duke vijuar me renditjen e neneve te projekt-kodit qe shkelin Kushtetuten, ai theksoi se eshte kufizuar dhe pjesemarrja ne procesin e administrimit te zgjedhjeve e partive politike, duke forcuar monopolin e dy partive PD-PS. "Keto struktura bipartizane, lene jashte procesit te kontrollit te votimit dhe te numerimit te votave, jo vetem pjesen derrmuese te partive qe konkurrojne midis tyre, por edhe koalicionet qe konkurrojne midis te njejtit spekter", theksoi deputeti i LSI-se, duke i meshuar qendrimit te palekundur te LSI-se dhe disa politikaneve te tjere, per greven e urise. Nderkohe qe ai ka akuzuar se ka dhe dy standarde ndarjesh se mandateve mes blloqeve politike dhe partive brenda koalicionit. Rozeta Rapushi
Emigrantet
Per grupin "rebel" te LSI-se, projekt-kodi i ri zgjedhor, megjithe kembenguljen e mjaft subjekteve politike dhe jopolitike ben te pamundur dhe ka kufizuar teresisht pjesemarrjen e emigranteve ne votime, ne vendin ku ata banojne. Nje pike kjo qe u premtua se do te zgjidhet ne keto zgjedhje.
Emigrantet
Per grupin "rebel" te LSI-se, projekt-kodi i ri zgjedhor, megjithe kembenguljen e mjaft subjekteve politike dhe jopolitike ben te pamundur dhe ka kufizuar teresisht pjesemarrjen e emigranteve ne votime, ne vendin ku ata banojne. Nje pike kjo qe u premtua se do te zgjidhet ne keto zgjedhje.