Ndoka, akuza PD dhe PS
Nga aleat i qeverise, kreu i demokristianeve Nard Ndoka eshte kthyer ne nje prej kritikeve e kundershtareve me te forte te qeverise. Duke u ankuar per permbajtjen e Kodit Zgjedhor, Ndoka tha dje se dy partite e vjetra, ne bashkepunim me njera-tjetren, po perpiqen te bejne nje Kod Elektoral qe perjashton partite rivale nga procesi i administrimit te votes. "Ne emer te Partise Demokristiane dua te denoncoj publikisht marreveshjen e fshehte te arritur midis PD dhe PS, per te perjashtuar nga Komisionet Zgjedhore perfaqesuesit e PDK-se dhe te LSI", tha Ndoka. Sipas tij, PD-PS i ndan emri, por i bashkon "Gerdeci" dhe historia e gjate e vjedhjes se votes, ne kundershtim me Kushtetuten dhe parimet per zgjedhje te lira e te ndershme. "Keto dy parti nuk dine te bejne zgjedhje te ndryshme nga ato te komunes se Ndroqit me karrige dhe arme per te vjedhur vota", akuzoi Ndoka.