Eusebio Haliti, i pari në botë

Lajmi është bërë zyrtar pas listave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.
Edhe pse në fillim të sezonit ky rezultat dukej një ëndërr e parealizueshme, primati botëror tashmë është një realitet i prekshëm për 17-vjeçarin e lindur në Shkodër, e që prej tetë vitesh jeton dhe stërvitet në Itali.
Eusebio ka dominuar plotësisht në pistë, duke regjistruar tre prej katër kohëve më të shpejta të vitit 2008.
Më 4 dhe 5 tetor në kampionatin italian në Rieti, Haliti fitoi për të dytin vit radhazi titullin kampion në 400 m/p, me kohën 52’’59.
Rezultati më i mirë i djaloshit me origjinë shqiptare është 51’’73, në korrik të këtij viti, e cila është koha më e mirë kontinentale për të rinj dhe theu rekordin italian që zgjaste prej 23 vjetësh.