Të përndjekurit, protestë në Tiranë kundër PS-së
04/05/2010 Sot me sloganin “Ndal qëllimeve të Edi Ramës”. Do të parashtrojnë dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë
SHKODER- Shoqata e të Përndjekurve dhe të Persekutuarve nga regjimi komunist dega Shkodër do të protestojë nesër në Tiranë kundër veprimeve të kreut të PS-së Edi Rama. Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, reagimi i të përndjekurve të Shkodrës vjen nga fakti se tashmë shqiptarët janë të lodhur, jo vetëm nga protestat pa vlerë të opozitës, por edhe nga iniciativat që po pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Protesta
Shoqata e të Përndjekurve të Shkodrës i quan veprimet e PS-së jo të vlefshme për vendin dhe aspak në interes të programit të kësaj force politike, por thjesht për kapriçio dhe interesa vetjake të Edi Ramës. Nisur nga ky fakt, slogani i protestave në Tiranë nga ana e shoqatës së të përndjekurve politikë dega Shkodër do jetë: “Ndal qëllimeve të Edi Ramës”. Sipas kreut të Shoqatës së të Përndjekurve dhe të Persekutuarve Politikë dega Shkodër, Zenel Drangu, Partia Socialiste po përdoret nga kreu i saj Edi Rama, i cili po synon dhe të nëpërkëmbë institucionet legjitime të vendit tonë. “Ditën e martë do të ketë një protestë të fuqishme nga të përndjekurit politikë të Shkodrës në kryeqytet. Protesta organizohet për t’u thënë ndal qëllimeve antikombëtare të kreut të PS-së, Edi Rama, i cili me veprimet e tij po tenton të mohojë të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Shqipërisë në Evropë. Me këto veprime, Edi Rama, po shfrytëzon Partinë Socialiste vetëm për interesat e tij personale, meskine dhe dashakeqe duke nëpërkëmbur institucionet legjitime të shtetit shqiptar”, ka theksuar kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shkodrës Drangu. Njëkohësisht Drangu u bën thirrje të gjithë qytetarëve nëpërmjet mediave, që t’u bashkohen të përndjekurve politikë që i janë përgjigjur pa asnjë hezitim protestës së fuqishme në mbrojtje të interesave kombëtare. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me protestën e të përndjekurve për t’i thënë jo veprimeve të Edi Ramës dhe po integrimit evropian të Shqipërisë, mbrojtjes së pavarësisë së institucioneve shtetërore dhe përshpejtimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në Evropë”, ka theksuar kreu i të persekutuarve Zenel Drangu. Por përveç protestës kundër veprimeve të Edi Ramës, Drangu ka theksuar se gjatë protestës në Tiranë, Shoqata e të Përndjekurve do të parashtrojnë për qeverinë dhe kërkesat e drejta të gjithë shtresës së përfaqëson.