E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri Ndryshimet ne ligjin zgjedhor te perfundojne kete sesion parlamentar

Mazhoranca dhe opozita kënë vendosur kontaktet e para në funksion të rinisjes së punës së reformës zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri, ka bërë me dije se gjatë këtyre kontakteve është diskutuar mbi modalitet e vijimit të reformës zgjedhore.

Ligjvënësi socialist mendon se ekzistojnë të gjitha mundësitë, që ndryshimet në ligjin zgjedhor, të përfundojnë brenda këtij sesioni parlamentar.

Komisioni i reformës zgjedhore ka nisur nga puna në muajin nëntor të vitit të kaluar. Deri më tani, është realizuar rreth 90% e punës, ndërkohë që kanë mbetur për diskutim propozime që lidhen me korrektimin e sistemit aktual zgjedhor dhe mundësia e aplikimit të teknologjisë në zgjedhje, paçka se për këtë të fundit ODIHR është shprehur kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›