E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: Nëse Berisha ndryshon rezultatin në KQZ, do përballet me popullin

gjiknuriSekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë për gazetën Shqip, thotë se PS do ia lërë barrën e zgjedhjeve një KQZ-je me katër anëtarë.

Në të tilla kushte, është më e udhës për opozitën tia lërë plotësisht barrën këtyre 4 njerëzve, të cilët meritojnë përgjegjësinë e plotë për atë që pritet të ndodhë. Bashkë me kontrollin e plotë që kërkonte Berisha, le të mbajë edhe përgjegjësinë politike që vjen me të, shprehet Gjiknuri.

I pyetur nëse kjo do vërë në pikëpyetje standardin e zgjedhjeve, Gjiknuri thotë se tashmë standardi i zgjedhjeve ka kohë që është rrënuar.

Ai shprehet se ligji nuk është një garanci, por garancia e vetme janë votat masive dhe lufta për ti mbrojtur ato në çdo nivel komisioni.

Gjiknuri paralajmëron se nëse rezultati ndryshohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, atëherë populli do i dalë për zot votës./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›