E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: “Nga vjedhja e votës vjen keqqeverisja”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka qenë dje në qytetin e Gramshit për protestën e radhës në këtë qytet. Por më parë ai është ndalur në tregjet e këtij qyteti për të bashkëbiseduar me tregtarët mbi gjendjen ekonomike të gramshiotëve. Gjiknuri në takime individuale ka dëgjuar dëshmitë e tregtarëve për rënie të fuqisë blerëse dhe për pamundësinë e vazhdimit të bizneseve të vogla dhe të vazhdimësisë së prodhimit vendas kryesisht në blegtori.
Më pas në qytetin e Gramshit është zhvilluar një protestë. Gjiknuri gjatë fjalës së tij në këtë protestë është shprehur se “pikërisht nga vjedhja e votës vjen edhe keqqeverisja, vjen klika që është në pushtet, e cila përditë mundohet të grabisë dhe të gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi”. “Berisha e di që hapja e kutive mund të sjelli fundin e qeverisjes së tij”, - theksoi deputeti Gjiknuri.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›