Klosi, sërish apel për protestën e 30 prillit
Autori i Lajmit: Redaksia
Pesë ditë nga protesta e parashikuar të zhvillohet nga opozita në Tiranë deputeti Blendi Klosi ripërsëriti apelin për të gjithë qytetarët që më 30 prill të bashkohen të gjithë së bashku në bulevardin e Tiranës në një protestë të pandërprerë deri në largimin e këtij pushteti “ilegjitim.”- sic e quajti deputeti socialist Blendi Klosi. Në një prononcim për shtyp nga selia rozë, deputeti socialist bëri apel për të protestuar për premtimet e pambajtura të kryeministrit, rritjes së cmimeve dhe “të kësaj qeverie që nuk punon për shqiptarët, por për pasurimin e një klike pushtetarësh e familjarësh. Sali Berisha na flet për arritje e për rritje ekonomike, por në më pak se një vit ai ka rritur vetëm papunësinë e varfërinë e dëshpërimin. Plot 160.000 vende pune premtoi Sali Berisha në fushatë, por në më pak se një vit ai ia doli të nxjerrë në mes të katër rrugëve si të papunë më se 100.000 shqiptarë. Sali Berisha na flet për rritje rrogash e pensionesh, por gjithë çfarë është rritur në këtë vend është borxhi, çmimet e pamundësia ekonomike”, -nënvizoi Klosi.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010