E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konvertimi i borxhit italian miratohet ne Parlament

Miratohet me 124 vota pro dhe asnjë votë kundër marrëveshja për konvertimin e borxhit italian.

Sipas kësaj marrëveshje, fondi prej 20 milionë euro, të cilat vendi ynë i ka hua qeverisë italiane, do të destinohen për investime në tre sektorë prioritarë siç janë: arsimi, shëndetësia dhe punësimi.

Gjatë diskutimit të projektligjit, deputetët opozitarë kërkuan nga drejtuesit e Ministrisë së Financave, se ai do të përfshihet një konvertim i tillë fondesh në ligjin e buxhetit.

Marrëveshja bën pjesë në paketën e asistencës financiare te parashikuar nga Protokolli i Bashkëpunimit për Zhvillim 2010-12.

Konvertimi i borxhit është një nga instrumentat mëtë avancuar ne fushën e bashkëpunimit për zhvillim, tashmë i eksperimentuar me sukses nga Kooperacioni Italian në vende të ndryshme partnere.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›