E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilan, dy të vdekur nga një aksident

Gjilan-Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. “Hetimet e para flasin për aksidentin e shkaktuar nga mospërshtatja e shpejtësisë, nga përplasja e një kamioni me një veturë udhëtarësh kanë vdekur dy persona, ndërkaq një person me lëndime të renda është bartur në Spitalin e Prishtinës”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, të aksidentuarit janë të moshës së re, policia ka arrestuar vozitësin e kamionit dhe lidhur me aksidentin janë duke u zhvilluar hetimet, ka thënë Hashani. “Polica apelon qytetaret për kujdes të shtuar dhe disiplinë më të madhe ne trafik”, ka thënë toger Hashani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›