Greqi, grupi i majtë kërcënon kapitalizmin
Athinë -Duket se Greqia, për shumë nuk do të ketë paqe me grupet kundërshtare, që kanë mbijetuar në këtë vend, edhe në epokën e demokracisë. Një grup ekstremist i majtë, i njohur si, "Lufta revolucionare" që ka marrë përsipër dy sulme të fundit kundër agjencive të grupit bankar amerikan, Citibank në Athinë kërcënoi se do të kryente operacione të tjera "revolucionare" për t'i hapur varrin "kapitalizmit".
Në një deklaratë prej tetë faqesh të botuar sot nga e përmuajshmja "Pontiki", organizata "Lufta revolucionare" rikonfirmon qëllimin e saj për të zhvilluar "revolucionin", në mënyrë që kriza ekonomike të jetë fatale për "kapitalizmin". "Ne duhet të krijojmë këtu dhe tani (një lëvizje masive) për ta kthyer krizën ekonomike në varr të kapitalizmit", shpjegon ajo.
"Lufta revolucionare", që konsiderohet si organizata më e rrezikshme e ekstremit të majtë në Greqi, ka marrë përsipër dy sulme të fundit kundër dy degëve të bankës amerikane "Citibank".