E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani njofton për lëshimin e një sateliti

Pheniani-Koreja e Veriut ka informuar për një projekt të sajin për lëshimin e një sateliti. ''Koreja e Veriut i ka dhënë Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Organizatës Ndërkombëtare Detare dhe institucioneve të tjera informacionet e nevojshme për sigurimin e avionëve dhe anijeve në kuadër të lëshimit të një sateliti të të telekomunikacionit eksperimental'', deklaroi agjencia zyrtare KCNA. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i kërkuan Koresë së Veriut të hiqte dorë nga ky projekt i dyshimtë pasi regjimi komunist nuk i përmbush në të vërtetë provat për realizimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›