Irak, qëlloi Bushin me këpucë, dënohet me 3 vjet burg
Bagdad-Gazetari irakian që qëlloi me këpucë vitin e shkuar presidentin amerikane George W. Bush është dënuar me tre vjet burg nga një gjykatë në Bagdad. Muntazer al-Zaidi punonte për televizionin ''Al-Bagdadija'' dhe u bë i njohur në të gjithë botën, kur u përpoq të godiste me këpucë Bushin gjatë një konference shtypi të këtij të fundit në Irak, dhjetorin e kaluar.''Ky dënim është i rëndë dhe bie në kundërshtim me ligjin. Ne do të apelojmë'', tha avokati i al-Zaidit.