SHBA: Mirëserdhe pas 43-vitesh Francë
Uashington-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të kënaqur nga vendimi i Francës për t'u rikthyer sërish në komandën ushtarake të integruar të NATO-s, lënë nga Parisi që prej 43 vitesh, bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes. "Ne jemi shumë të kënaqur që pas 43 vitesh Franca do të ketë sërish vendin e saj në strukturën e komandës së aleancës për të cilën ajo ka kontribuar të krijohet'', deklaroi zëdhënësi i Pentagonit Geoff Morrell në një komunikatë.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy zyrtarizoi dje kthimin e Francës në komandën ushtarake të integruar të NATO-s duke rikonfirmur pavarësisnë e Parisit për sa i përket Uashingtonit. Në 1966, Charles de Gaulle e largoi Francën nga struktura ushtarake e NATO-s, duke mbetur kështu vetëm anëtare e Aleancës Atlantike.