Austri, deputetët i heqin imunitetin kryetarit të tyre
Vjenë-Deputetët në Vjenë të Austrisë, kanë vendosur t’i heqin imunitetin kryetarit të tyre, Martin Graf (FPO, ekstremi i djathtë, opozitë), i akuzuar nga prokuroria e Vjenës për abuzim dhe neglizhencë në administrimin e një qendre kërkimore. Graf kishte ardhur në detyrë në përfundim të zgjedhjeve legjislative të shtatorit 2008. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm, e megjithatë tha se "ishte sigurisht dakord" me heqjen e imunitetit dhe "krejtësisht i bindur" se kjo çështje do të mbyllej.
Prokuroria dyshon për parregullsi në pagimin e një shume dëmshpërblimi prej 270 000 eurosh kur Graf u largua në 2006-n nga posti i tij drejtues në "Austrian Research Center" (ARC), një institut parapublik, administrimi i të cilit u kritikua nga Gjykata Financiare në 2008. FPO, si dhe partia tjetër e ekstremit të djathtë të përfaqësuar në parlamentin austriak, BZO, votuan kundër heqjes së imunitetit, duke vlerësuar se kjo e fundit ishte e motivuar nga qëllime politike.
Graf është vënë muajt e fundit nën kritika për arsye të porosive nga dy asistentët e tij parlamentarë të objekteve me karakter nazist pranë një shoqërie gjermane shitjesh me korrespondencë.