Pas eliminimit, Bertina bën show në pub
Pas eliminimit të shtunën e kaluar nga gara e “Big Brother 3”, Bertina ka vendosur të argëtohet me banorët e tjerë të eliminuar në pub “Cavaliero”, ku gjatë qëndrimit të saj nuk e ka shprehur fare mërzinë. Në pub-in ku ishte dhe Fabrizio Corona, Bertina ka shkuar e fundit, pasi është çmallur me nënën e saj. Ajo ka qëndruar indiferente ndaj Adës dhe Bledit, ndërsa ka kaluar disa momente të bukura me Valonin, Rezartën dhe Gjimin. Madje, Gjimi e ka ftuar të kërcejnë së bashku duke realizuar një show të vërtetë për të pranishmit në orët e vona. Bertina, edhe para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3” ka qenë një frekuentuese e rregullt e jetës së natës. Pas daljes nga shtëpia, duket se mikesha e saj më e afërt është Rezarta, konkurrentja nga Kosova e BB3.