E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi, marrëveshje për furnizimin e Orikumit me ujë të pijshëm

Shumë shpejt zona bregdetare nga Velipoja në Sarandë do të pastrohet prej ujrave të zeza. Kreu i ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, bëri një pasqyrim të gjendjes së impianteve të trajtimit të ujrave të zeza në disa prej zonave më kryesore bregdetare .
 

Ndërkohë që në këtë rrjedhë u nënshkrua edhe kontrata "Furnizimi me ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum".
 

Projekti përbëhet nga tre komponentë:

Furnizimi 24 orë me ujë i qytetit të Orikumit, fshatrave të Rradhimës, Tragjasit, Dukatit të vjetër, Dukatit të Ri si dhe të zonës turistike Rradhimë-Orikum; ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve për këtë bashki dhe fshatrat e përmendur më sipër; ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza të Orikumit.
 

Aktualisht ujërat e zeza të bashkisë së Orikumit derdhen në gjirin e Vlorës, duke qënë se ky është një gji i futur, procesi i pastrimit është më i ngadaltë. Në këtë aspekt ky projekt merr një rëndësi edhe më të madhe duke qënë se do të eleminojë një ndotës premanet të tanishëm të detit.

Ndërtimi i impianteve të ujërave të zeza është në vazhdën e projekteve që janë ndërrmarë për të pastruar zonat bregdetare në të gjithë vendin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›