Mjeket: Piloti anglez me malarie kronike
Instituti i Shendetit Publik, konfirmon rastin e pare te infektuar me semundjen e malaries. Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli dhe drejtoresha e Departamentit te Semundjeve Infektive prane ISHP-se, Silva Bino, kane konfirmuar se nje person i prekur nga malaria ndodhet i shtruar ne Sherbimin e Infektivit ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Ky fakt eshte pohuar edhe nga drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kule, e cila ka pohuar se pacienti, nje pilot nga Anglia, ka shenja tipike te semundjes por ende nuk ka nje rezultat perfundimtar te analizave. Ajo theksoi se situata nuk eshte shqetesuese dhe se ky eshte nje rast krejt i izoluar, po mbahet nen vezhgimin konstant te mjekeve. Sipas drejtoreshe se QSUT-se, semundja nuk ka rrezik te perhapet tek personat e tjere pasi ne vendin tone, nuk ekziston mushkonja e infektimit. Drejtuesit e shendetesise thone se pacienti qe eshte shtruar dy dite me pare me simptomat e malaries, nuk paraqet nje situate alarmante dhe shqetesuese. Sipas Kulit, raste te malaries se importuar nga vende te tjera ne vendin tone, ka pasur edhe ne vitet e kaluara."Eshte nje pacient anglez per te cilin dyshohet se mund te kete malarie meqenese vjen nga Namibia, qe eshte zone malarike, aq me teper se ai ka episode malarieje edhe ne anamnezen e jetes se tij. Nuk perben asnje rrezik" tha Kuli. Drejtoresha e QSUT thote se semundja e malaries, nxitet per t'u perhapur kur ka dhe mushkonjen e saj, nje insekt qe sipas Kulit nuk ekziston me ne vendin tone. "Malaria, qe te realizoje ciklin e saj duhet te kete edhe mushkonjen anofel dhe nje sere faktoresh, qe te mbyllin transmetimin. Ne kete mushkonje, fatmiresisht e kemi shfarosur", tha Kuli.
Rasti
Vetem gjate dites se djeshme, drejtuesit e institucioneve me te larta shendetesore kane pranuar rastin e malaries, i cili po trajtohet ne ambientet e Spitalit Infektiv. Ndersa dy dite me pare, ky rast u fol si i dyshuar.
Rasti
Vetem gjate dites se djeshme, drejtuesit e institucioneve me te larta shendetesore kane pranuar rastin e malaries, i cili po trajtohet ne ambientet e Spitalit Infektiv. Ndersa dy dite me pare, ky rast u fol si i dyshuar.