Gjimnazet, shtohet lënda e karrierës
Autori i Lajmit: red.
“Këshillimi i Karrierës” është lënda më e re që do të mësojnë gjimnazistët. Ajo do t u shërbejë atyre si informacion për të bërë zgjedhjen e duhur në universitet. Deri më sot maturantët konkurronin në arsimin e lartë pa asnjë njohuri mbi zgjedhjen e jetës , shumica duke u nisur nga dëshira e prindërve apo nga një njohuri sipërfaqsore që kishin krijuar për fushat e studimit.
Nisma e “Këshillimit të Karrierës”, e cila nisi të funksionojë një vit më parë, si një udhërrëfyese për maturantët në zgjedhjen e degës së arsimit të lartë, vitin e ardhshëm shkollor do të kthehet në një lëndë të veçantë për nxënësit e arsimit të mesëm. “Përfshirja e “Këshillimit të Karrierës”, si një lëndë trevjeçare për nxënësit në kurrikulën shkollore të arsimit të mesëm është një propozim që, edhe pse është akoma në fazë diskutimi, shihet si një vendim që do të merret së shpejti”, - tha Ndriçim Mehmeti, drejtori i Kurrikulës në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. “Këshillimi i Karrierës” si një lëndë e re do të ketë më shumë karakter këshillues për nxënësit, në mënyrë që ata të zgjedhin dhe të planifikojnë sipas preferencave dhe aftësive degën e studimit në universitet. Kjo lëndë e re do të ndahet në dy pjesë: aftësi për sipërmarrje dhe aftësi për të jetuar. “Lënda do të jetë pjesë e programit mësimor, duke nisur nga viti i parë i shkollës së mesme dhe do të diktojë detyrime për nxënësit si të gjitha lëndët e tjera”, - tha Mehmeti, duke shtuar se “Këshillimi i Karrierës” si lëndë shkollore do të japë rezultatet konkrete dhe eficiente në zgjedhjen e profesionit të nxënësve kur ata të mbarojnë arsimin e mesëm. Objektivi i kësaj nisme është që nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, para provimeve të Maturës dhe para se të zgjedhin mes shumë fakulteteve në vend, të kenë një informacion të plotë për degët që ata do të zgjedhin për të studiuar. Për të garantuar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit të Këshillimit të Karrierës, do të ketë një bashkërendim të veprimtarive të parashikuara në plan-program mes shkollave të larta, Drejtorisë së Politikave të Arsimit të Lartë (DPAL) dhe Drejtorisë së Kurrikulave (DK). Shkollat e Larta, në bashkëpunim me DPAL dhe DK, kanë detyrë që të informojmë më mirë maturantët për ofertat e Arsimit të Lartë, për shanset që kanë në një degë të caktuar studimi, për perspektivën e karrierës së tyre që u ofrohet në rastet e ndryshme. Ky bashkëpunim do të përfshijë gjerësisht të gjitha universitetet publike si edhe universitetet private, për të garantuar një hapësirë sa më të gjerë të plotësimit të interesave të nxënësve maturantë. Maturantët do të informohen nga fakultetet për vlefshmërinë e diplomës së tyre, hapësirën që ajo ka në tregun e punës, familjarizimin me jetën studentore, si dhe kushtet e mësimdhënies që ofrohen.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009