E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informacionet sekrete amerikane, në tregun ”e zi” për 650 dollarë

Autori i Lajmit: red.
Pakistan - Nëpër zonat e vështira të Peshavarit, gjithnjë mund të gjendet gjithçka... Ky është qyteti pakistanez i vendosur në rrugën e vjetër, por edhe në kryqëzim trafiqesh, pasi ndodhet në zonën e kufirit me Afganistanin. Mes të gjithë të tjerave që ndodhen në Sitara, është diçka që alarmon ushtrinë amerikane dhe Naton: lufta e madhe kundër terrorizmit dhe sigurisht kundër Al Kaedës. Manuale ushtarake, uniforma, instrumente për të parë gjatë natës tashmë ndodhen në tregun e zi. Mbi të gjitha, kompjuterë të ushtrisë amerikane. Ata janë ende të mbushur plot me informacione të quajtur sekrete, siç janë emra ushtarësh, shenja dhe vende të ngritura për transportin e armëve dhe luftimeve. Gjithçka është e disponueshme fare mirë, duke paguar një shumë prej 650 dollarësh.
Ngjarja e madhe e Shahan Mufti
Ka arritur të bëjë një bujë të madhe me zbulimin që ka bërë, pikërisht gazetarja Shahan Mufti. Mufti e ka lëshuar tashmë kompjuterin edhe në tregun e zi, ku shkruan se ka pasur thuajse shumë informacione ushtarake për një çmim prej 100 dollarësh, aparate për të parë natën me çmim 300 euro, uniforma të ushtarëve amerikanë. “Kur kam tentuar për ta hapur, por tregtari më ka bërtitur të mos e bëja, derisa ende nuk kishte ndonjë helikopter atje pranë, edhe pse kam pasur dy apo tre gjatë këtyre muajve”, ka thënë gazetarja për një person që tashmë ia ka shitur kompjuterin.
Manuale në programin e kompjuterit
Fabrikuar nga Miltope Corporation of Hope Hull ne Alabama, ka ende një seri numrash dhe markash të ushtrisë amerikane. Tipi është një Maintenace Support Device, një aparat i adoptuar që në vitin 2001 për fluturime ushtarake, gjeneratorë, etj. Materiali i sjellë prej saj, i përket një pjesëtari të batalionit 864, që mban me dhjetëra manuale se si të bësh të funksionojë tregun ushtarak amerikan, si dhe të gjesh pikat e dobëta të ushtrisë amerikane. Por jo vetëm kaq. Dy softëare kanë mbajtur shumë informacione me qindra emra dhe numra telefonash të ushtarëve dhe projekte me informacione logjistike të ushtrisë, marinës, aeronautikës amerikane.
Materialet sekrete
Materialet mbajnë shumë informacione sekrete, të cilat theksohet se “duhet patjeter të shkatërrohen, nëse bien në duar të gabuara apo jashtë personave të duhur”. Gjë shumë e vështirë për t u parashikuar, kur një kompjuter është totalisht në shitje dhe në treg. Kur gazetarja ka njoftuar komandën amerikane në lidhje me zbulimin që kishte bërë, një zyrtar amerikan që ka kërkuar të mbetet anonim, ka theksuar se “Nuk është vetëm materiali që duam të mos përfundojë në duart e të tjerëve, talebanëve apo Al Kaedës. Dimë që është problem. Problem është si ta zgjidhim”.
Trafiku i spostuar
Vite më parë, kontrabanda vinte direkt nga Afganistani. Në vitin 2006 një shitje e shumë driverave të ushtrise amerikane, e mbushur me të dhëna ishte zbuluar vetëm disa metra nga një bazë ushtarake. Tashmë trafiku është spostuar në Pakistan. Rruga në fakt është e gjatë që të çon nga Pakistani në Afganistan, nga Karaçi në Peshavar dhe nga Khyber Pass në Kabul. Dhe është pikërisht ajo që talebanët vazhdojnë të godasin. Thuajse që nga muaji dhjetor rreth 200 kamionë janë sulmuar dhe kanë marrë flakë.
Tri probleme
“Jemi të frikësuar për sigurinë e fluksit të informacioneve”, ka thënë koloneli Mark Vrait. “Jemi duke punuar me vendet e tjera të rajonit pë të mbajtur të sigurt rrugën drejt Afganistanit. Por për tani, problemi është destinuar me tepër se ajo që prisnim të bënim nga fillimi i operacionit”. Problemi më i madh që kanë talebanët, sipas tij, është problemi financiar. “Talebanët e dinë që ekuipazhi i një ushtrie që vendoset në Sitara, vlen më tepër se mijëra dollarë. Vlen shumë jeta e një amerikani”, thekson gazetarja.
Problemi i dytë është ai i propagandës. Talebanët tregojnë një dobësi për këdo që do të vijë në Afganistan. Njeri nga shefat e talebanëve në Pakistan, pikërisht Hakimullah Mehsud, ka dalë në një konferencë shtypi nëntorin e kaluar, duke drejtuar një Humvee të blinduar.
Problemi i tretë është sulmi ushtarak. Talebanët e dinë si të sulmojnë një helikopter të blinduar, ku të gjejnë ushtarët, me çfarë force dhe çfarë armësh. “Por ajo që është më e keqja, është se një kompjuter i llojit tepër të rëndësishëm përfundon në tregun e zi. Kjo tregon se talebanët nuk dorëzohen lehtë”.

Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›