Poeti i fëmijëve, si iu ndaluapër 10 vjet e drejta e botimit
Autori i Lajmit: Faslli Haliti
Në vitin 1973, punoja si kooperativist i thjeshtë në fushat e kooperativës së Fier-Sheganit, ku kryeja një konvaleshencë ideologjike për “gabime ideore e politike në krijimtarinë time poetike”, konvaleshencë e cila do të zgjaste katër vjet në këtë kooperativë dhe gjashtë vjet në Komunale. Në verën e vitit 1974, vjen në kooperativë me mua edhe Elmaz Qerreti, i përzënë nga arsimi si nipi i një kombëtaristi, eksponent i Ballit Kombëtar. Punonim të dy arave si gjithë kooperativistët e tjerë, paguheshim njëlloj si ata. Një ditë u ulëm nën një mullar me degë për të ngrënë drekë. Elmazi nxori nga borseta e bukës një fletore me poezi. I lexova. Ishin poezi të vërteta, për fëmijë të një cilësie të lartë. I shtrëngova dorën. U gëzuam. Nuk po shkonim më të ngrysur në kooperativë. Poezitë e njeri-tjetrit na kishin çelur, na kishin gjallëruar si me magji. Pas konvaleshencës ideologjike, na u dha përsëri e drejta e botimit, e cila na ishte hequr prej dhjetë vjetësh. Filluam të botonim përsëri. Që atëherë, poeti Elmaz Qerreti ka botuar disa libra me poezi e poema për fëmijë që janë pritur shumë mirë dhe janë vlerësuar edhe nga poetët e njohur të kësaj fushe, si Xhevat Beqaraj e Odise Grillo, të cilët e konsiderojnë atë një poet të talentuar për fëmijë. Krahas poezisë për fëmijë, poeti Elmaz Qerreti ka botuar në shtypin letrar edhe poezi për të rritur dhe prozë. Romani i tij Kollokotroni , është një roman për emigracionin, me një personazh simpatik, punëtor pa hile, por edhe erudit, njeri me etikё të lartë, shqiptar me taban, i cili e habit mjedisin grek, ku punon, me aftësitë, sjelljen, ndershmërinë e tij. Me punën e vet, ndershmërinë, aftësitë e dhuntitë tij, ai nderohet e respektohet nga vendasit. Vendasit, jo vetëm e nderojnë, por edhe e mbrojnë nga padrejtësitë, insinuatat raciste apo nga përndjekjet eventuale të policisë. Heroi i romanit ёshtё vetё autori.
Kamera e diellit
Edhe në librin poetik Kamera e diellit , përveç poezive të frymëzuara nga jeta e përditshme, poeti ka dhe plot poezi të frymëzuara nga jeta në mërgim, poezi që tingëllojnë të vërteta, plot detaje jetësore, pa ua ndarë humorin si puhi e fllad freskues e prehës. Edhe poezitë e shkruara, kudo që ka shkuar nëpër botë, janë të ndiera, jo turistike. Gjeopoezia e tematikës së librit është kombëtare, evropiane, pse jo dhe botërore për shkak të mundësisë së hapjes së Shqipërisë dhe e mundësisë së poetit për të qarkulluar kudo nëpër botë. Natyrisht, poezitë e shkruara me art më sublim janë ato që marrin jetë nga njerëzit mes të cilëve ka jetuar e jeton autori. “Kamera e diellit” është një botim i shtëpisë botuese VG (VinigraF).
Emigrimi
Të ndjera në mënyrë të epërme janë poezitë për nënën, babanë, për dashurinë, natyrën, fshatin nga i cili rrjedh.. Poezitë më të brishta janë ato që u kushtohen të brishtëve: nipit dhe mbesës, lindur në gardhin e fqinjit, (Itali), dhe s i afrohet gjyshit. “Mezi më afrohet mbesa/ lindur dhe rritur Alpeve të Italisë/Si zoçkat e vogla/Që s çelën në furrikun e vetë/ Por në gardhin e komshisë”. Këto janë disa vargje të shkëputuara nga poezia e titulluar “Mezi më afrohet mbesa”. )
Poezitë erotike
Poezitë erotike, jo vetëm s janë të pakta në libër, por janë edhe më të ndjerat e të frymëzuarat e librit. Ato janë krijuar me ndjenja të sinqerta, humor aromatik që i bën më të harlisura ndjenjat dhe dashurinë. “Zogu zogun ndjek ndër gjethe/ Luajnë në pluhur, bëjnë rrëmujë/Ti më hedh një grusht me rërë / Unë ta zhys kokën në ujë”. Vargje të poezisë Në plazh . Ka disa poezi, ku vajza dhe djali në takimet e tyre s i frenojnë ndjenjat dhe gjestet dashurore, por ata nuk harbojnë, nuk kalojnë në shthurje, por qëndrojnë të bukur e të dashuruar në çeltirën e blertë të një dashurie me vlagë të pashterueshme. “Kam ca ditë që punoj i vetëm/ Në mes të grekëve/ Komunikoj me shenja/ Si në shkollën e shurdhmemecëve/ Panajota e bukur mundohet të më mësojë/ Ndonjë fjalë e fjali/ Por meket dhe qesh me lot/ Por unë i bëj të gjitha lesh e li/ Ej, sykaltra Panajote, moj miss greke/ Mos u lodh shumë, mos u mërzit/ Po qëndrove dhe ca pranë meje/ Unë do të harroj të flas dhe shqip”. Nga poezia Elena Panajotis .
Natyrës
Edhe dashurinë e zogjve në pluhur, poeti e jep të pastër, gjithë cicërima. Qerili dashurohet me pulëbardhat dhe jep shpirt në krahët e tyre mes kaltërsive të qiejve e të detit. “U mplak dhe Qerili çapkën/ Dhe krahët, dhe këmbët iu mpinë/ Dhe syri i vuri një cipë/ Dhe kënga në sqep po i ngrin/ Pulëbardhat, të dashurat e tij/ Pikë-pikë pikëllimi i pikojnë/ E marrin mbi krahët e tyre/ Me të mbi det fluturojnë / Mbi krahët e tyre jep shpirt/ Pulëbardhat ulen ngadalë/ Shpirtin e kishte gjithë dufe/ Dhe deti e mbuloi me valë”. Shkëputur nga poezia Qerili . Mençuritë, pasuritë shpirtërore, virtytet, ndershmërinë, bukurinë, poeti i derdh vitrinave të poezive të librit, që lexuesi t i shohë e të mos i kërkojë nëpër skutat e errëta. Bukuria nuk pranon të duket përgjysmë, por e tëra e plotë.
Mitet
Gjeopoezia e librit na flet për një poet që i ka të dy instrumentet e artit: instinktin dhe erudicionin. Ka disa poezi që e certifikojnë këtë. Janë ato që e marrin spunton nga historia e lashtë dhe e re, nga mitet, eposet, filozofia, urtësia popullore, të cilat do t i hasni e do t i lexoni e do të më jepni të drejtë, besoj. Poezitë për vdekjen e babait, të nënës, duket sikur na japin atë kumtin se, pasi të vdesim, do të shohim njerëzit e mëdhenj: Pitagorën, ndër filozofët; Hekateun, ndër historianët, Homerin, ndër poetët, Olimpin, ndër muzikantët, kumt ky që na bën disi optimistë për të përballuar tronditjen për humbjen e njerëzve të afërm. Nëpërmjet poezive të librit ne udhëtojmë njëherësh nëpër njeriun, nëpër historinë, vendet, kulturat e ndryshme dhe poeti krijon kështu poezinë e jashtëzakonshme etiko-morale, ku shohim një Helenë tmerrësisht të bukur, të pabesë, kurorëshkelëse dhe një shqiptar që edhe pse s është indiferent ndaj së bukurës, është besnik e respektues i normave dhe zakoneve, i moralit të lartë shqiptar që familjen e ka të shenjtë. “Peloponezit i bie cep me cep/ Nga Korinti në Kallamatë/ Në Argos më pret Agamemnoni/ Helena më buzëqesh në Spartë/ Menelau më sheh me dyshim/ Tek shihem me Helenën sy më sy/ Mos u tremb, Menela, miku im/ S jam Parid, të të vjedh në shtëpi/ Jo se nuk më pëlqen, ta dish/ As nga zjarri yt nuk kam frikë/ Se për Helenat çdo burrë/ Është pak Parid, sigurisht/ Por ç ishte për t u djegur, u dogj/ Zemra, si Troja, mori flakë/ Më lër, të lutem, ta shikoj/ Sa të shuhem përbrenda fare pak”. Nga poezia Bisedë me Menelaun .
Poezia humoristike
Poeti, përdor figura, por figurë të dashur ai ka humorin që së bashku me paradoksin, i përdor njëherësh me estetikë duke krijuar kështu një figurë aliazh të këndshme e sinjifikative. Dy të rinj takohen nën shelg buzë përroit: “Një përrua nëpër gurë/ Bëhet prapë nervoz/ Shelgjet buzë mezhdes/ Si desh merinosë”. ( Ne dhe Polifemi ). Përroi bëhet nervoz me gurët që i pengojnë rrjedhën. Dy të rinjtë i shqetëson disi hëna me rrezet si miell i verdhë i situr imët-imët dhe me dritë si avuj të florinjtë buke, e cila si një Polifem i artë, paradoks i guximshëm ky dhe estetik, kërkon t i zbulojë dy të rinjtë, siç kërkonte dhe Polifemi të zbulonte Odisenë me shokët e tij, duke prekur me dorë delet një nga një: “Ne të dy nën shelg; Rrimë nën kurorë; Hëna, porsi Polifemi; Na kërkon me dorë”. ( Ne dhe Polifemi ). Dy të rinjtë bezdisen disi, por s tunden, sepse ata janë në Itakën e tyre të dashurisë: “Na kërkon e s na gjen dot; Polifemi plak/ Po ne s ikim/ Pse të ikim/ Jemi në Itakë”. ( Ne dhe Polifemi ) Te poema Protesta e Dantes, Elmaz Qerreti tregohet një poet arkitekt ku ngrehina poetike ёshtё edhe funksionale, me plot ide, estetikё, art. Poema Letër Partizanit Meke ka klimёn e Agollit tё madh, por nё tё mbijnё dhe rriten bisqe mendimesh dhe idesh nga fara e shpirtit tё vetё poetit Qerreti. “Perandor është punë e vështirë/ Nuk bëhet çdo njeri, o Meke/ Po ti ishe atëherë kokëshkretë/ Po ti ishe kokë më vete/ Të ishit bërë me mua/ S do ishit, siç jeni kështu/ Të tjerë sot do të vinin/ Të punonin argatë te ju/ Po ju më vutë dyfekun/ Vetë më larguat, vetë/ Tani, për të ardhur tek unë/ Po mbyteni çdo ditë”. (Letër partizanit Meke). Përfundimin e mbarë të këtyre dy poemave cilësore, autori nuk ia detyron fatit apo dredhave stilistike, por aftësisë, mjeshtërisë dhe talentit të tij inteligjent. Poeti Elmaz Qerreti është rekordmen në peshën e tij, si në poezinë për fëmijë, në prozën dhe në poezinë për të rritur. Ai nuk është indiferent ndaj krijimtarisë së poetëve të tjerë, por ai di të përfitojë, të përthith nga poezia e tyre, di të asimilojë, siç ёshtё rasti i poemёs Letёr Partizanit Meke qё edhe pse ecёn nё rrugёn agolliane, prapё ai tregohet bashkudhёtar vital dhe ecёn dinjitoz pёrkrah ustait tё papёrsёritshёm. Qerreti, edhe pse është serioz e i urtë, i matur si subjekt, nuk u druhet finteve elegante poetike dhe, aty – këtu edhe të ndonjë ekscentrizmi të bashkëshoqëruar me humorin e tij të ngrohtë si avull buke. Ai nuk i duron kornizat, por s është edhe për dyer të shqyera poetike. Në poezinë e tij, ai bën shaka, por nuk ngërdheshet kurrë. Sot, më duket sikur ka shumë ngërdheshje e banalitete poetike. Por të shohim se kush do të fitojë: ngërdheshjet apo poezia. Unë nuk shoh poezi të shkruara për interes në librin e poetit Qerreti. Ai më duket idealist e fisnik. Po ta shënonim esencën e këtij poeti me numrin dhjetë, siç thotë Hygoi, tek ai do të gjenim një pjesë interes dhe nëntë pjesë sedër.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009