Një vit shtet
Autori i Lajmit: red.
Viti i parë i Kosovës si shtet i pavarur është shoqëruar me manifestime të shumta në të gjitha qytetet e vendit. Nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, mijëra qytetarë kanë kremtuar duke bartur flamuj të Kosovës, flamuj kombëtarë, amerikanë dhe të shteteve të tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, në një mbledhje solemne, për nder të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, deputetët e Parlamentit falënderuan të gjitha vendet që e kanë ndihmuar Kosovën në vitin e parë si shtet i pavarur. Miratimi i ligjeve që dalin nga propozimi i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, hyrja në fuqi e Kushtetutës, nxjerrja e simboleve shtetërore, si dhe njohjet që ka gëzuar pavarësia e Kosovës nga 54 vende të botës, cilësohen si të arriturat më të mëdha në vitin e parë të Kosovës së pavarur. Udhëheqësit politikë bënë thirrje për qetësi dhe pajtim. Ata i bënë thirrje edhe Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të dyja vendet të fillojnë procesin e pajtimit historik.
Seanca solemne
“17 Shkurti mbylli faqen e rëndë dhe të vështirë të historisë sonë, e cila brenda mban shumë dhimbje njerëzore dhe shkatërrime, por edhe akte dhe vepra të mëdha sublime dhe të paharrueshme. Aty gjenden edhe mijëra viktima që nuk janë të gjetura që nga qershori i vitit 1999”,- tha presidenti Sejdiu gjatë seancës solemne, i cili që në fillim përmendi edhe emrat e dy heronjve të mëdhenj të Kosovës: dr Ibrahim Rugova, lider shpirtëror dhe politik i pavarësisë dhe Adem Jasharin, hero i luftës çlirimtare për liri.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës, një vit më parë, ishte sublimim i vullnetit të shumicës për pavarësi që daton për një shekull - pavarësi kjo e deklaruar në harmoni me bashkësinë ndërkombëtare. “Data e 17 Shkurtit shënon kurorëzimin e përpjekjeve shekullore për liri të popullit të Kosovës. Sot është dita kur kujtojmë të gjithë ata burra e gra të Kosovës, që nëpër breza u bënë kurban në themelet e pavarësisë së saj. Ky popull që nuk u përkul asnjëherë gjatë historisë së tij të dhimbshme, përkulet sot para të rënëve të tij”, - tha Krasniqi. Krasniqi tha se në përvjetorin e parë të pavarësisë, mirënjohja e parë u takon dëshmorëve që ranë për liri, popullit të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë që e ndihmuan Kosovën në realizimin e aspiratave shekullore.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se më 17 Shkurt, të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë ditëlindjen e tyre, sepse atë ditë lindi shteti që e kanë synuar me shekuj. “Sot është përvjetori i parë i shtetit tonë krenar, të pavarur, sovran e të lirë. Sot, të gjithë kemi ditëlindjen. Sot, kujtojmë të kaluarën tonë, respektojmë të kaluarën tonë dhe marrim zotime për të ardhmen. Sot shënojmë festën më të madhe dhe më të rëndësishme të popullit të Kosovës”,- deklaroi Thaçi.
Ndërsa ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për njëvjetorin e pavarësisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për sfidat dhe pakënaqësitë që e preokupojnë atë si një nga liderët e opozitës në vitin e parë të shtetit më të ri. “Nuk mund të jemi ne mirë, nëse shteti i Kosovës është keq. Nuk mund të jemi ne të qetë, nëse shteti i Kosovës nuk e ka të siguruar tërësinë e tij territoriale. Nuk mund të jemi ne rehat, kur jemi dëshmitarë të shndërrimit të shtetit në pronë private të një udhëheqësie, e cila dëshiron t i monopolizojë të gjitha të mirat që i kemi trashëguar, të gjithë historinë tonë dhe ardhmërinë tonë, dhe e cila e ka transformuar pushtetin në një korrupsion të organizuar”,- u shpreh Haradinaj.
Urime ndërkombëtare
Në orët e mëngjesit të djeshëm, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës kanë pritur pesë ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët po ashtu i kanë përgëzuar kosovarët në këtë përvjetor të parë të pavarësisë. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka përgëzuar institucionet dhe popullin e Kosovës për progresin e arritur gjatë këtij viti, sidomos për zbatimin e planit ”Ahtisaari”. “Dua t ju përgëzoj për progresin e arritur që prej shpalljes së pavarësisë dhe për përkushtimin në zbatimin në përpikëri të planit ”Ahtisaari”. Kosova do të jetë vend i lirë dhe demokratik, i të gjitha komuniteteve", - tha Pieter Feith.
Ndërsa në emër të shteteve të Quinit-it, ka folur ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tina Kaidanou. "Dua ta përgëzoj popullin e Kosovës dhe liderët e saj për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Populli i Kosovës duhet të jetë krenar për punën që është bërë. Ne do të vazhdojmë t ju mbështesim në rrugën tuaj", - ka deklaruar Kaidanou. Në anën tjetër, liderët kosovarë janë zotuar se Kosova ka perspektivë të qartë euroatlantike, si një vend demokratik që do të kultivojë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009