Gjimnazet, titujt e rinj për lexim jashtë klase
Autori i Lajmit: red.
Nis procesi i përzgjedhjes së titujve të librave për lexim jashtë klase. Sipas MASH, faza e propozimit të teksteve do të jetë e hapur deri më 20 shkurt 2009. Bordi i rekomandimit të literaturës së mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik (BORELHIS) pranë MASH do të pranojë propozime për tituj të rinj që mund t i shtohen listës për literaturën në ndihmë të procesit mësimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare për nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar.
Botuesit
BORELHIS do të marrë në shqyrtim kërkesat e botuesve, të cilët ofrojnë literaturë në fushën e mendimit historik, filozofik, psikologjisë, sociologjisë dhe do të miratojë ato që plotësojnë kriteret dhe pikësynimet e shkollës shqiptare për vlerat njohëse dhe edukative, në ndihmë të procesit mësimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare brenda dhe jashtë shkollës. Përzgjedhja përfundimtare e librave sipas titujve të listës së BORELHIS do të bëhet në çdo shkollë nga komisioni lëndor, në përbërje të të cilit janë të gjithë mësuesit e historisë për shkollat 9-vjeçare dhe mësuesit e historisë, sociologjisë, psikologjisë dhe të filozofisë për shkollat e mesme. BORELHIS kanë për qëllim të këshillojë nxënësit e mësuesit e arsimit parauniversitar çfarë të lexojnë në orët e lira, por edhe si literaturë shtesë në ndihmë të temave të programit zyrtar.
Kriteret e përzgjedhjes
Bordet pranojnë për shqyrtim botime të ofruara vetëm nga shtëpi dhe ente botuese. Çdo botim që do të paraqitet në Borde duhet të jetë në 3 (tri) kopje dhe të shoqërohet me shkresën përcjellëse, ku të jepen kriteret, në bazë të të cilave shtëpitë dhe entet botuese kanë bërë përzgjedhjen, si dhe certifikatën e së drejtës së autorit nga zyra përkatëse. Bordi nuk merr në shqyrtim botimet që nuk respektojnë të drejtën e autorit dhe që rezultojnë me probleme redaktoriale apo drejtshkrimore. MASH ka ngritur Bordin e rekomandimit të literaturës së mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik (BORELHIS) me gjashtë anëtarë.
Anëtarët e bordit
1. Ferit Duka, studiues i historisë, Instituti i Historisë
2. Adem Tamo, pedagog i Psikologjisë, UT
3. Gjergj Sinani, pedagog i Filozofisë, UT
4. Liman Varoshi, pedagog i Historisë, Universiteti i Elbasanit
5. Ndriçim Mehmeti, përgjegjës i Sektorit të Arsimit të Mesëm
6. Luan Malltezi, studiues, Qendra e Studimeve Albanologjike.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009