Vaksina e re që lufton pesë sëmundje
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Nuk do të jetë më e nevojshme që fëmijët të vaksinohen për çdo sëmundje. Metoda e re vaksinimit parandalon pesë sëmundje me një vaksinë të vetme. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pesë vaksinat më të rëndësishme për fëmijët, të bashkuara në një të vetme, do të mbërrijnë në vendin tonë në muajin mars. Një projekt i Institutit të Shëndetit Publik, me ndihmën e donatorëve të huaj, do të sjellë një metodë të re mbrojtjeje. Një masë vaksinash brenda një të vetmeje do të parandalojnë pesë sëmundjet më të rrezikshme. Kjo do të jetë pentavaksina, ose ndryshe polivaksina.
Sëmundjet që luftohen
Në këtë mbështjellë mbrojtëse do të përfshihet vaksina e difteritit, tetanosit, pertusit (kolla e mirë), Hepatitit B dhe hemofilus influenca (meningjiti). Të gjitha vaksinat që sot kryhen një nga një, sipas një kalendari të përcaktuar shëndetësor, do të bëhen një herë në dy muaj dhe të gjitha së bashku.
Kostoja
Fatura e kostos për futjen e pentavaksinës në shërbimin tonë shëndetësor do t i kushtojë fondit të shëndetësisë shqiptare rreth 640 mijë dollarë. Strategjia e re Kombëtare e Imunizimit 2009-2013 parashikon futjen e disa vaksinave të reja dhe zgjerimin e programit të imunizimit për popullatën. "Strategjia e re u përgatit në kuadrin e përmirësimit të vazhdueshëm të shëndetit të fëmijëve, por edhe të grupeve të tjera të popullatës, në mbrojtje të tyre nga sëmundjet e parandalueshme nëpërmjet vaksinave, si edhe në mbështetje të iniciativave botërore të eliminimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parandalueshme, duke reflektuar vizionin dhe principet e strategjisë globale 2006-2015", shpjeguan dje burime nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH-së, një ndër sfidat e programit është dhe futja e vaksinës së Hib, e përfshirë në atë pentavalente që në fillim të këtij viti. Një ndër qëllimet është dhe kontrolli i Hepatitit B në moshat 18 vjeç, si edhe në grupet e riskut, duke ruajtur një mbulesë të lartë vaksinale dhe duke kryer fushata vaksinimi për moshat 15-18 vjeç, testimi i grave shtatzëna për hepatitet virale, ndërtimi i strategjisë kombëtare të kontrollit të hepatiteve.
Skema e re
“Strategjia parashikon futjen e vaksinës së Hepatitit A në vitin 2012, si pasojë e ndryshimit të profilit epidemiologjik të kësaj sëmundjeje drejt adoleshentëve dhe të rinjve. Ruajtja e statusit si vend pa poliomelit, si dhe vendosja e survejancës së paralizave flakside akute përtej moshës fëminore dhe vendosja e survejancës mjedisore për qarkullimin e viruseve të polios dhe atyre vaksinale, por dhe forcimi i survejancës së enteroviruseve, janë synime të tjera të kësaj strategjie”, shpjegojnë specialistët.
Fruthi dhe rubeola
Strategjia Kombëtare e Imunizimit synon gjithashtu ruajtjen e statusit të eliminimit të fruthit dhe rubeolës, kufizim të shpërthimeve epidemike të importuara, si dhe arritjen e indikatorit të sensitivitetit të survejancës në më e madhe, ose baraz me 1/100.000 banorë, për rastet me rash makulopapular dhe temperaturë, të testuara në laborator për këto sëmundje.
Tetanosi
Për sa i përket tetanosit, ndër synimet e Strategjisë (2009-2013) janë eliminimi i tij në të gjithë grup-moshat, futja e dozës së rikujtesës në moshën 18 vjeç, si dhe përmirësimi i parandalimit të tetanosit pas ekspozimit dhe sigurimi i tij në të gjithë nivelet administrative të vendit në çdo kohë. Ndërsa, kujdes i kushtohet dhe difterisë, përmirësimit të diagnozës laboratorike dhe sigurimi i aplikimit në kohë të serumit antidiferitik në të gjitha nivelet administrative të vendit. Futja e vaksinës pemumokoksike në vitin 2010 do të shoqërohet dhe me studime për kostoefektivitetin e saj", thanë burimet, duke përmenduar në këtë drejtim dhe kontributin që ajo do të japë në uljen e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë foshnjore së bashku me vaksinën kundër Hemofilus Influenza B (Hib). Pjesë e strategjisë janë dhe parashikimet për futjen e vaksinës ndaj infeksioneve nga Rotavirus, në vitin 2011, përforcimin e survejancës ndaj tyre në vitet 2009-2011, duke kontribuar në uljen e sëmundshmërisë gastrointestinale foshnjore dhe fëminore, si edhe uljen e vdekshmërisë.
Vaksinimi ndaj gripit
Ndër synimet e Strategjisë janë "vendosja e programit të vaksinimit ndaj gripit për grupet e rrezikuara të popullatës dhe rritjen e mbulimit vaksinal të këtyre grupeve në 10% çdo vit, forcimi i përpjekjeve të parandalimit të tërbimit, sigurimi i vaksinave për udhëtarët (Meningokoku dhe Ethet e Verdha), studimi serologjik i përzgjedhur për të vlerësuar gjendjen e mbrojtjes vaksinale në kohë të ndryshme në të gjithë vendin, por dhe përmirësimi i kapaciteteve monitoruese deri në nivelin më të ulët administrativ dhe përforcimi i survejancës laboratorike dhe të bazuar në rastin e sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat në të gjithë prefekturat e vendit".
Manualet
Veprime të parashikuara në Strategji janë dhe publikimet e një sërë manualesh dhe udhëzuesish të lidhur me vaksinimin dhe sëmundjet që parandalohen nga vaksinat, por dhe ruajtja dhe forcimi i programit të imunizimit, në kontekstin e Reformës së Shërbimeve Shëndetësore, mirëmbajtja dhe përmirësimi i strukturës së zinxhirit të ftohjes, administrimi i sigurt dhe sigurimi i cilësisë së vaksinave. Kujdes i veçantë në Strategji i kushtohet dhe përmirësimit të aksesit në grupe të ndryshme dhe zona të thella rurale, nëpërmjet programeve të veçanta.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009