E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistët aktorë me Shekspirin

30/05/2009  Nuk ishin vetëm aktorë, por kërcimtarë, koreografë dhe piktorë. U ngjitën në skenë nën interpretimin e fragmenteve të shkëputura nga veprat e Shekspirit: “Makbethi”, “Romeo e Zhulieta” dhe “Ëndrra e një nate vere”. 35 nxënës të viteve të treta të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” ishin aktorët-protagonistë të një mbrëmjeje të veçantë në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve këtë të martë. Sipas mësueses së letërsisë Anila Shahu, ishte “dëshira e madhe e nxënësve në kuadrin e orëve të lira në lëndën e letërsisë që kurorëzoi këtë shfaqje”. Por ndihmesë jo të paktë dha edhe regjisori Sajmir Braho. Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave i shkuan për bamirësi shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Ndërsa nxënësit-aktorë dhe kërcimtarë u vlerësuan nga Unioni Artistik Shqiptar për të marrë pjesë në një turne artistik, që do të zhvillohet në 13 qytete të Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›