Çmimi i naftës në bursa arrin 66 dollarë fuçia
30/05/2009 Vijon rritjen
Çmimi i naftës në bursat botërore vazhdon të rritet. Gjatë ditës së djeshme një fuçi ka kapur vlerën e 66 dollarëve. Kjo ka të bëjë sidomos me paralajmërimet për zvogëlimin e recesionit në SHBA si dhe për shkak të lëvizjes së madhe këtyre ditëve të vlerës së aksioneve, të cilat renditen në bursat më të mëdha botërore. Çmimi i naftës shënoi rënie deri në 35 dollarë, ndërsa vlerën më të madhe e arriti në korrik të vitit të kaluar kur çmimi për një fuçi arriti 147 dollarë. Pas raportit të Qeverisë amerikane se rezervat e naftës kanë rënë nën nivelin e pritur. Rezervat amerikane janë zvogëluar për 2,11 milionë fuçi, ndonëse parashihej zvogëlim prej rreth 400 mijë fuçive, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Energjetikës. Drejt rritjes së çmimit të naftës kontribuan edhe trazirat në Nigeri, si dhe rënia e re e dollarit amerikan. Ndërkaq,Presidenti i Amerikës Obama ka deklaruar se nuk është në interes të Arabisë Saudite krijimi i një situate në të cilën ekonomia amerikane të varet së tepërmi ose të goditet vazhdimisht nga rritje të mëdha dhe të menjëhershme. Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite sipas tij duet të marrin masa për të pakësuar varësinë nga nafta me qëllim që të rigjenerojnë ekonomitë e tyre.