E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dondollaku, pranohet “ divorci” me Aldo Baren

30/05/2009  Gjykata për Krime të rënda pranoi dje të veçoi çështjen e Aldo Bares nga ajo e Enver Dondollakut. Ndërkohë që për këtë të fundit u pranua dhe gjykimi i shkurtuar. Kërkesën për gjykim të shkurtuar e ka bërë avokati i tij Vladimir meçi në seancën e datës 10 maj 2009. Një kërkesë e till u pranua nga ana e gjykatës për t’i dhënë më shumë mundësi palëve të ecin në proces duke mos e pezulluar atë për një kohë të gjatë. Janë dy eksponentët kryesor të krimit në bandën e Lushnjës dhe tashmë ata do të gjykohen më vete, ndonëse dosja është e përbashkët. Prokuroria e ka prnauar një faklt të till edh epse fillimisht ka qenë kundër. Dondollaku nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që j anë në dosje. Ndërkohë që gjykimi i shkurtuar i jep shanse atij të mos zvarris gjyqin dhe të mos përballet me dëshmitarë të shumtë gjatë procesit, por të gjykohet sipas akteve që janë në dosjen hetimore. Kërkesa e mbrojtjes së Dondollakut është kundërshtuar nga prokurorët Gentian Trenova dhe Besnik Muçi. Prokurorët u shprehen se gjykata nuk mund të pranoi gjykimin e shkurtuar për faktin se ata kanë të njëjtat akuza dhe veprat janë në bashkëpunim. Por në fund të dhënies së vendimit ata i janë bindur duke pranuar të sjellin prova veç e veç për secilin Baren dhe Dondollakun. Asnjë prej të pandehurve nuk ndodhet në vend. Ata janë të arrestuar Dondollaku në Itali, duke vuajtur një dënim të marr dhe Bare në Ankara Turqi i arrestuar për llogari të vendit tonë. Ndërkohë bëhet e ditur se për të gjykuar Enver Dondollakun duhet të formohet një tjetër trup gjykues me gjyqtarë nga rrethjet gjyqësore. Në këto kushte Gjykat ae Krimeve të Rënda është në një kaos të vërtetë përsa i përket mjaftueshmërisë së gjyqtarëve. Numri dy i bandës së Lushnjës, Enver Dondollaku, disa javë më parë nuk pranoi të vijë në Shqipëri, pasi pretendonte se në vendlindje i rrezikohet jeta. Në një letër që dërgoi në Prokurorinë

e Përgjithshme, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, pohon se ai do të mbrohej në procesin

gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga avokati Vladimir Meçe. Numri dy i bandës së Lushnjës që është edhe krahu i djathtë i Aldo Bares, akuzohet për një sërë krimesh të kryera në bashkëpunim me të tjerë. Ai ka refuazuar të kthehet në shqipëri dhe t’i nënshtrohet gjykimit. Ndërsa është shprehur se asnjëherë nuk ka kryer krime dhe se nuk i beson drejtësisë shqiptare. Ndërkohë që dje arriti të fitoi të drejtën për tu proçeduar me gjykim të shkurtuar, duke iu ulur automatikisht dënimi maksimal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›