E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Vendimi i Gjykates Kushtetuese me jep te drejten e verifikimit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehet e vendosur per te vazhduar verifikimin e pese kandidaturave te Gjykates se Larte te paraqitura per votimin ne Kuvend nga ana e presidentit Bamir Topi. Pavarsisht akuzave te bera nga ana e grupit parlamentare te PS-se ne lidhje me vonesen dhe verifikimin nga ana e Topallit te kandidaturave per Gjykaten e larte, kryeparlamentarja eshte shprehur e vendosur per te zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese ne lidhje me kandidaturat per institucionet e larta te drejtesise ne vend.

" Jam teresisht e gatshme dhe e hapur ne zbatim te vendimit te Gjykates Kushtetuese ne lidhje me kete ceshtje", deklaroi Topalli per mediat, duke theksuar se po zbatonte detyren ne lidhje me verifikimin e kandidaturave. Madje Topalli, deklaroi se ishte e hapur per bashkepunim edhe me organet e tjera, duke nenkuptuar keshtu edhe bashkepunimin e munguar mes Presidences dhe Kuvendit.

" Asnjehere nuk eshte vone per te bashkerenduar punet dhe per te gjetur konsensus", theksoi Topalli per mediat. Ne kete menyre kryetarja e Kuvendit la te kuptohej se nuk kishte ndermend te hiqte dore nga e drejta per te verifikuar emrat e ardhur nga presidenti Topi. Pak dite me pare pas deklaratave te presidentit Topi bere ne TV Klan dhe akuzave te socialisteve ne lidhje me vonesen e dekreteve te Topit, kryeparlamentarja Topalli nepermjet zedheneses se saj ka shpjeguar edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2005. Sipas ketij vendimi duhet bashkepunim mes presidentit dhe Kuvendit per zgjedhjen e antareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese.

F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›