E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kuvendi te verifikoje kandidaturat e Topit

Fatjona Mejdini

Partia Demokratike reagoi diten e djeshme ne lidhje me deklaratat e Partise Socialiste per perfshirjen ne axhenden e Kuvendit te 5 kandidaturave te antareve te Gjykates se Larte te propozuara nga presidenti Topi. Ne nje konference per shtyp, deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci theksoi se mazhoranca aktuale nuk mund te trembet nga presioni i ushtruar nga PS ne lidhje me keto kandidatura. Sipas ish-ministrit te Drejtesise, Bumci mazhoranca nuk mund ta shkel Kushtetuten dhe te coj per votimin ne Kuvend kandidaturat pa gjykuar edhe ne lidhje me meriten per emerinin e tyre ne kete detyre te larte.

Duke ju referuar edhe vendimit te Gjykates Kushtetutese te 18 janarit 2005, Bumci theksoi dje se fryma e Kushtetutes i jep te drejte Kuvendit te gjykoj edhe mbi formimin e kandidaturave per Gjykaten e Larte.

" Asnje forme presioni nuk do ta lekunde maxhorancen qe te zbatoje frymen kushtetuese dhe vendimet interpretuese te Gjykates Kushtetuese. Ne emerimin e anetareve te Gjykates se Larte, ne deklarojme se kjo eshte nje perpjekje sa primitive, aq edhe e deshtuar, pasi e gjithe ceshtja bazohet ne nje terren juridik, kushtetues te sqaruar me se miri nga vendimi i Kushtetueses i 18 janarit 2005", deklaroi ish-ministri i Drejtesise, Bumci ne nje konference per shtyp duke ju referuar bazes ligjore per kete ceshtje. Sipas tij, ky vendim thekson se sistemi i emerimit te anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese, i pranuar nga Kushtetuta e Shqiperise ka ne esence kooperimin institucional te Presidentit te Republikes dhe te Kuvendit. Ne kete menyre deputeti i PD-se mohoi edhe te drejten ekskluzive te presidentit te Republikes per te emeruar edhe kandidaturat per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Madje Bumci deklaroi se nga interpretimi qe i behej vendimit te Gjykates Kushtetuese mund te dilte qe kjo e drejte ti takonte vetem Kuvendit, si organi me i larte ne vend.

" Nga e drejta kushtetuese e krahasuar del gjithashtu se emerimi i anetareve te Gjykates se Larte ose te asaj Kushtetuese duhet te dale nga kooperimi institucional ose si nje procedure ekskluzivisht ose pothuajse parlamentare", deklaroi Bumci ne nje konference per shtyp ne kryesine e Kuvendit. Sipas interpretimit te bere nga ana e mazhorances, nuk do te ishte ne pajtim me standardet e drejtesise nese nje organ me natyre individuale si ai i Presidences te kishte te drejten ekskluzive per percaktimin e kandidaturave per institucione te larta te drejtesise, sic eshte Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese. Prej ditesh tashme mes dy partive me te medha ne vend, PS-se dhe PD-se ka nisur "beteja" per emrat e antareve te Gjykates se Larte. Debatet jane ndezur nga qendrimi i presidentit Bamir Topi ne lidhje me dekretet e tij per antaret e kesaj gjykate. Ne kundershtim nga parardhesi i tij, Alfred Moisiu, Topi nuk ka bashkepunuar me institucionin e Kuvendit per zgjedhjen e kandidaturave per kete organ te rendesishem te drejtesise. Nga ana tjeter, kryetarja e Kuvendit Topalli e akuzoi presidentin Topi per shkeljen e vendimit te Gjykates Kushtetuse i cili parashikon edhe nje bashkepunim mes insitucionit te presidences dhe atij te Kuvendit ne lidhje me emerimin e kandidaturave te institucioneve te rendesishme te drejtesise sic eshte Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese.

Kushtetueseja flet per bashkepunim

Vendimi i marr nga Gjykata Kushtetuese ne 18 janarin e vitit 2005 flet per nje bashkepunim te presidentit dhe te institucionit te Kuvendit ne lidhje me perzgjedhjen e kandidaturave per institucione te rendesishme te sistemit te drejtesise, sic eshte Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese.

Ekskluziviteti, mbase i Kuvendit

Ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci foli dje edhe per natyren e te drejtave kushtetuese te organeve te rendesishme sic eshte Presidenca dhe Kuvendit. Sipas Bumcit, nje organ me natyre individualiste si presidenca nuk mund te kete te drejten e ekskluzivitetit te kandidaturave dhe llogjike do ishte ta kishte Kuvendi.

Grupi i PD-se, i percare per emrat e Topit

Grupi parlamentare i Partise Demokratike pritet te diskutoj diten e sotme ne lidhje ceshtjen e emrave te ardhura nga presidenca si kandidatura per Gjykaten e Larte. I pa prononcuar per kete ceshtje, ndonese debatet jane ndezuar, kryeministri Berisha pritet te jap ne mbledhjen e sotme edhe qendrimin e tij ne lidhje mbi te drejten ose jo te verifikimit nga ana e Kuvendit te kandidaturave te Topit. Por burime brenda grupit te PD-se, bejen te ditur se deputetet demokrate jane te ndare ne lidhje me menyren se duhej te trajtohet kjo ceshtje dhe ne lidhje me pranimin ose jo te emrave te sjell nga presidenti Topi si kandidatura per Gjykaten e Larte. Keshtu nje pjese e grupit parlamentare te PD-se, qe jane edhe ne numer me te madh jane te vendosur per te mos pranuar kandidaturat e sjella nga Topi per antare te Gjykates se Larte. Por nje pjese tjeter e deputeteve te PD-se qe njihen ndryshe edhe si mbeshtetesit dhe miqte e afert te presidentit Topi pritet te pranojne menyren sesi Topi ka vendosur te bej zgjedhjen e tij dhe per pasoje edhe emrat e sjelle nga ai ne Kuvend si kandidatura per Gjykaten e Larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›