E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Nuk mund ta pranojme presionin

I menjehershem ka qene edhe reagimi i kryetarit te grupit parlamentare te Partise Demokratike, Astrit Patozit ne lidhje me akuzat e homologes se tij ne Partine Socialiste. Keshtu me ane te nje konference per shtyp te bere dy dite me pare, kreu i grupit te PD-se, Patozi deklaroi se mazhoranca nuk i trembej presionit te partise me te madhe te opozites ne lidhje me kete ceshtje. Sipas tij, cdo forme presioni nga kjo parti ishte e papranueshme dhe aq me teper ne kushtet kur personi vinte per emra te cilet pritet te emerohen ne nje institucion te rendesishem te drejtesise, sic eshte Gjykata e Larte. Madje Patozi theksoi se PS po ben deklarata abuzive per interesa politike.

" Cdo forme presioni e PS-se eshte e patolerueshme. Kjo parti po ben deklarata abuzive vetem per interesa politike", deklaroi ne nje konference per shtyp, kreu i grupit te PD-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›